Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Shkrirja e akullit është në përputhje të përsosur me skenarin tonë më të keq, paralajmërojnë shkencëtarët

Humbja masive e akullit nga viti 2007 deri në vitin 2017 ,dhe rritja e nivelit të oqeaneve, po shihet si një gjendje alarmante nga shumë ekspertë të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës (IPCC).

Shkencëtarët mendojnë se niveli i oqeaneve do të ngritët deri në 40 centimetra deri në vitin 2100, dhe një rritje e tillë, do të kishte një ndikim shkatërrues në të gjithë botën, duke rritur fuqinë shkatërruese të valëve të stuhive dhe duke ekspozuar rajonet bregdetare të qindra miliona njerëzve ndaj përmbytjeve të përsëritura dhe të forta, shkruan ScienceAlert.

Kjo është gati tre herë më shumë sesa parashikimet nga raporti i fundit i vlerësimit i IPCC-së, transmeton Telegrafi.

“Ne kemi nevojë për të dalë me një skenar të ri për shtresat e akullit sepse ato tashmë janë duke u shkrirë me një shpejtësi të madhe”, tha autori kryesor Thomas Slater, një studiues në Qendrën për Vëzhgimin dhe Modelimin Polar në Universiteti i Leeds, për AFP.

“Projeksionet e nivelit të detit janë kritike dhe qeveritë duhet të bëjnë diçka në këtë drejtim”, shtoi ai.

Humbja e akullit dhe rritja e nivelit të detit do të ekspozojnë rreth 50 milionë njerëz në përmbytjet vjetore bregdetare në të gjithë botën nga mesi i shekullit, sipas studimit të botuar vitin e kaluar.

Ndërsa rritja totale e nivelit të detit prej të paktën një metër ka të ngjarë të kërkojë shpenzime prej 70 miliardë dollarësh në vit në muret e detit dhe mbrojtje të tjera kundër përmbytjeve.

Vitin e kaluar, Grenlanda humbi një rekord prej 532 miliardë ton akull – ekuivalenti i gjashtë pishinave olimpike me ujë të ftohtë dhe të freskët që derdhen në Atlantik çdo sekondë.

Në një studim tjetër të botuar në fillim të muaji gusht në The Cryosphere, një revistë e Unionit Evropian të Gjeoshkencave, Slater dhe kolegët llogaritën që masat e akullit të tokës – përfshirë akullnajat malore, kapakun e Arktikut dhe të dyja shtresat e akullit – humbën gati 28 trilionë ton masë mes 1994 dhe 2017.

Më pak se gjysma e kësaj shume kontribuoi në rritjen e nivelit të detit. Akulli i Arktikut, për shembull, formohet në oqean, dhe kështu nuk e rrit nivelin e detit kur shkrihet.

Postime të ngjashme

Një astronaute grua, për herë të parë në Emiratet e Bashkuara Arabe

S.B.

Gjaku i zogjve funksionon si sistem ngrohjeje në dimër

S.B.

Tentoi të tallet me policinë braziliane duke vendosur një kukull në plazh, ata e kuptuan se çfarë ishte kur iu afruan – por dënuan autorin e kësaj “vepre”

S.B.

Aeroplani tentoi të bënte ulje emergjente, por gruaja lindi foshnjën e saj në mes të fluturimit

S.B.

Pas një dite me alkool, 26-vjeçarja nga Delaware hipën mbi qafën e mikut – rrëzohet me fytyrë për tokë dhe mbetet pa disa dhëmbë

S.B.

Parashutisti spanjoll hidhet nga 3.700 metra, zbret në tokë me 120 kilometra në orë – arrin ta kap kanaçen me precizitet të paparë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...