Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Shkrirja e akullnajave nxjerr thesaret e së shkuarës, zbulohen artefakte nga 9,500 vite më parë

Zhurnal Ads

Ndryshimet klimaterike po krijojnë site shumë të vlefshme arkeologjike në malet alpine ku akullnajat në shkrirje e sipër po nxjerrin në pah “thesare” që datojnë mijëra vite pas.

Ekipet e kërkimit kanë zbuluar së fundmi një varg prej fibrash bimore nga 6,000 vite më parë, një figurë antike prej druri, këpucë me lidhëse si dhe mbetjet e një burri prehistorik që ka jetuar 2,800 vite përpara lindjes së Krishtit, bashkë më thesare të tjera të fshehura nën akuj.

Edhe pse ndryshimet klimaterike po zbulojnë relike të jashtëzakonshme, arkeologët janë në garë me kohën, pasi akulli është ai që i mban këto objekte të së shkuarës të ruajtura mirë.

Arkeologia Regula Gubler tha për AFP: “Është një dritare shumë e vogël në kohë. Në 20 vite, këto zbulime do të jenë zhdukur dhe ky akull nuk do të jetë më. Është pak stresuese.”

Ajo shpjegoi se materialet si lëkura, druri, lëvoret e bimëve dhe tekstilet mund të shkatërrohen nga erozioni. Dhe, arsyeja e vetme që këto relike kanë qëndruar të ruajtura mirë është akulli. Akullnajat në shkrirje janë duke krijuar një grup sitesh arkeologjike, aq i madh është ky grup sa ka lindur një fushë e re kërkimi- arkeologjia e akullnajave.

Ndërsa arkeologët janë të vetëdijshëm për efektin shkatërrues të ndryshimit të klimës, shumë pranojnë se ka krijuar “një mundësi” për të zgjeruar në mënyrë dramatike kuptimin e jetës në male, mijëvjeçarë më parë /abcnews.al

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Digjitalitzohet Biblioteka dhe Fototeka e DPA-së, mbi 130 mijë fotografi dhe mbi 12 mijë tituj të aksesueshme online

admin

Revista “World Literature Today” shkruan artikull për Ismail Kadare

S.B.

Në gjëndje të rëndë nga Covid, Koço Devole futet në intubim

T E

Panairi i Librit `Tirana 2020` online, përgjysmohen subjektet pjesëmarrëse

S.B.

Lista/Kush janë këngëtarët që garojnë në edicionin e 59-të të Festivalit të Këngës

admin

Kosovë/ Në Ministrinë e Drejtësisë hapet ekspozita “Rrugëtimi drejt Lirisë”

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...