Agjencia Zhurnal.mk

Shkup, 11 persona janë lënduar gjatë aksidenteve në komunikacion

Shkup, 9 janar- Njëmbëdhjetë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në shtatë prej gjithsej 10 aksidenteve të komunikacionit që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit.

Në tre aksidente komunikacioni është shkaktuar dëm material.

Nga komunikacioni, sipas të dhënave të SPB Shkup, policia ka përjashtuar dy shoferë para se të fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit motorik.

Me automjetin e posaçëm “karrotrec” janë larguar 48 automjete.

Janë gjobitur edhe pesë këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë, pesë këmbësorë të cilët e kanë kaluar rrugën në dritë të kuqe të semaforit dhe një për tejkalim jo të drejtë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...