Agjencia Zhurnal.mk

Shkup, automjeti special “karrotrec” largon 134 vetura gjatë fundjavës

Shkup, 20 maj- Gjatë uikendit të kaluar në Shkup për parkim të paligjshëm janë dënuar 200 shoferë, ndërsa me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 134 automjete, transmeton Zhurnal.

Në gjithsej 39 aksidente rrugore lëndime të rënda kanë marrë 2 persona, ndërsa 12 të tjerë janë lënduar më lehtë.

Policia rrugore ka sanksionuar edhe 13 shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, 9 të tjerë nuk kanë dhënë përparësi për kalimin e këmbësorëve në vendkalim për këmbësorë, 13 për mosvendosjen e rripit të sigurisë gjatë drejtimit të automjeteve dhe 31 për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjeteve motorike.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...