Agjencia Zhurnal.mk

Shkup, automjeti special “karrotrec” largon 67 vetura

Shkup, 2 korrik- Tetë persona janë lënduar më lehtë në gjithsej 12 aksidente rrguore që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Shkup. Në 8 aksidentet është shkaktuar dëm material, transmeton Zhurnal.

Policia ka sanksionuar 40 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 4 shoferë kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit si dhe 16 shoferë para se ta marrin të drejtën për drejtim të automjetit.

Nga trafiku janë përjashtuar 17 automjete të paregjistruara, 37 shoferë për shfrytëzimin e telefonit gjatë kohës së drejtimit të automjetit si dhe 21 shoferë nuk kanë përdorë rripin e sigurimit gjatë kohës së drejtimit të automjetit. Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 67 automjete.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...