Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shkup: Gjithsej 379 pacientë me Covid po trajtohen në spitale

Shkup, 7 janar – Zhurnal.mk – Gjatë 24 orëve të fundit në qendrat Kovid – në Shkup janë hospitalizuar 17 pacientë të rinj për shkak të ndërlikimeve të koronavirusit. Gjithsej 379 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, në klinikat interne ka pasur tetë pranime edhe atë dy pacientë u hospitalizuan në Klinikën për Gastroenterohepatologji. Katër pacientë u pranuan në Klinikën e Neurologjisë dhe një pacient u shtrua në Klinikën e Dermatologjisë dhe Klinikën e Veshit, Hundës dhe Fytit.

Në qendrën kovid në SPQ “8 Shtatori” ka pasur gjashtë pritje të reja, kurse në Klinikën Infektive tre gjatë ditës së djeshme.

Gjatë 24 orëve të kaluara në shtëpi janë lëshuar 10 pacientë të shëruar.

Për momentin, 24 pacientë janë duke u trajtuar në Klinikën e Lëkurës në Qendrën kovid, 28 pacientë në Klinikën e Neurologjisë, dhe gjithsej 26 pacientë me simptoma të koronavirusit janë pranuar në Institutin e TBC-së, në Klinikën e Syve tre pacientë, dhe në ORL 16 pacientë. Në Klinikën për Gastroenterohepatologji janë hospitalizuar 21 pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 102 të sëmurë, kurse në Kliniken e Sëmundjeve Infektive qëndrojnë 96 pacientë, ndërsa në Institutin e sëmundjeve të mushkërive te fëmijë në Kozle ka 24 pacientë.

Gjithsej 379 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar për kovid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në spitalet në kryeqytet. Shumica e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

Numri i pranimeve në ditët e kaluara është i stabil dhe sot deri në orën 8 ka pasur 90 vende të lira, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të bëra të pacientëve të shëruar të lirohen edhe vende shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të mjaftueshëm me oksigjen dhe mund të përkujdesen për pacientë që kanë nevojë për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë.

Postime të ngjashme

Berisha: Ndalni tërbimin e policisë kundër protestuesve paqësorë shqiptarë në Shkup

T E

Mariçiq: Kjo është një ditë e madhe për shtetin ligjor dhe për sundimin e së drejtës

T E

Spasovski: Hetimi duhet të dëshmojë ku është lëshimi dhe nëse dikush i ka ndihmuar Mijallkovit

T E

Zhurnal mëson / BDI nesër mbledh kryesinë në Reçicë të Vogël

Bexhet Musliu

Todorov i drejtohet Mickoskit: Ik, derisa unë luftoja kundër Zaevit ti ndërtoje hidrocentrale

T E

Arjanit Hoxha takim pune me kolegun e tij turk, Bekir Pakdemirli

Bexhet Musliu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...