Agjencia Zhurnal.mk

Shkup, hapet sallë e re e operacionit në spitalin “Nënë Tereza”

Shkup, 22 janar, Zhurnal.mk – Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, kanë vizituar sallën e re të operacionit të Klinikës për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare të Qendrës Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).

Përpos tyre, në hapjen e sallës së re ishte edhe zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, zv/kryeministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Sadulla Duraki, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera të sektorit të shëndetësisë.

Kryeministri teknik Spasovski tha se salla e re është më e mira jo vetëm në vend, por edhe në gjithë rajonin. Ai theksoi se pas 30 viteve po përurohet një sallë e re, duke theksuar se kjo tregon përkushtimin e qeverisë në investimet në shëndetësi.

“Investimi në shëndetësi është një prioritet i lartë dhe duhet të mbetet edhe më tej, për shkak se e pamë se çfarë do të thotë të mos kesh sens për shëndetësinë, të mos dëgjosh kërkesat e njerëzve, të mos dëgjosh se duhet të përmirësohen kushtet e punës për mjekët, stafin mjekësor”, tha Spasovski, duke shtuar se kjo ka bërë që shumë mjekë të largohen nga vendi.

Ministri Filipçe tha se salla e re plotëson standardet më të larta botërore dhe se ajo do të rrisë sasinë dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara.

“Ndjeshëm do të rritet cilësia e shërbimit që pacientët do të marrin në këtë klinikë, pasi rritet edhe kapaciteti i klinikës me rreth 30 për qind. Këtu do të mjekohen pacientët që kanë nevojë vetëm për një qëndrim të shkurtër në spital”, tha Filipçe.

Drejtori i Klinikës Universitare për kirurgji torakale dhe vaskulare, Nexhati Jakupi, falënderoi institucionet qeveritare që mirëpritën iniciativën e tij, duke sqaruar se vendi ku tani ndodhet salla e re, më herët ka qenë vend jofunksional.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...