Shkup: Nëna bashkë me fëmijët tentoi të largohet nga vendi me test të rrejshëm për Covid-19

Shkup, 8 tetor – Prokuroria Themelore Shkup dorëzuar propozim për vepër penale kundër një gruaje 38 vjeçare nga Shkupi. Akuzohet për veprën penale – falsifikim i dokumenteve, sipas nenit 378 paragrafi 1 të Kodit penal.

 

E akuzuara, më 3 gusht ka tentuar të largohet nga shteti nëpërmjet aeroportit Ndërkombëtarë të Shkupit, duke treguar vërtetime të rrejshme për teste negative të koronavirusit. Vërtetim të rrejshëm ka treguar edhe për 3 fëmijët e saj.

Nga Prokuroria thonë se edhe pse e akuzuara e ka ditur se nuk ka bërë test në laboratorin në fjalë, certifikatat mjekësore të rrejshme i ka përdorur si të vërteta, duke ia treguar shërbimeve në aeroport.

Related posts

Parashikimi i motit

N E

ESHS: Në tetë ditët e para janë regjistruar gjithsej 419.485 persona, 129.614 amvisëri dhe 173.439 banesa

N E

Paraburgim 30-ditor për Zoran Mileskin- Kiçeec

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More