Agjencia Zhurnal.mk

Shkup, policia dënon 51 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Shkup, 3 korrik- Gjatë 24 orëve të kaluara në rajonin e Shkupit, kanë ndodhur gjithsej 10 aksidente rrugore, të lënduar kanë mbetur 4 persona. SPB Shkup njofton se policia rrugore ka sanksionuar 51 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 2 shoferë kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 18 kanë drejtuar automjetin para se të marrin të drejtën për drejtim të automjetit, një shoferë fillestar si dhe 18 automjete të paregjistruara, transmeton Zhurnal.

Janë sanksionuar edhe 4 shoferë të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe, 3 shoferë nuk kanë dhënë përparësi këmbësorëve në vendkalimin për këmbësorë, 5 shoferë për reshtim të ndaluar, 2 shoferë për parakalim të ndaluar, një shoferë nuk ka dhënë përparësi për kalimin e veturës në udhëkryq, 4 drejtues të motorit, mopedit dhe motoçikletës të cilët nuk mbajtur kasketë mbrojtës, 2 shoferë të cilët nuk kanë përdorë rripin e sigurimit gjatë kohës së drejtimit të automjetit si dhe 10 shoferë të cilët kanë përdorë telefonin celular gjatë kohës së drejtimit të automjetit.

Janë sanksionuar edhe 2 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën në dritë të kuqe.

Për parkim të paligjshëm janë sanksionuar 54 shoferë, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë larguar 68 automjete.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...