Shkup, 7 tetor – Zhurnal.mk – 15 fëmijë të klasës së parë në shkollën fillore “Goce Dellçev” në Qendër të Shkupit nga mbrëmë janë në karantinë 14 ditore pasi një mësuese kishte rezultuar pozitiv me Covid, transmeton Zhurnal.
Mësuesja tani do të mbajë mësim online.
“Për një mësuese është konfirmuar se është pozitive me Covid. Dje morëm rezultatet dhe menjëherë lajmëruam prindërit. Ajo do të mbajë online mësim derisa fëmijët të jenë në izolim”, deklaroi për 360 shkallë, drejtoresha e shkollës Nade Moleroviq.
Ajo tha se edhe një mësuese tjetër është në izolim si e dyshuar dhe i pret rezultatet e testimit. Ajo deri atëditë do të qëndrojë në shtëpi, derisa fëmijët e klasës së saj do të shkojnë në mësim fizik me një mësimdhënës tjetër.//Zhurnal.mk