Shkup, sot regjim i posaçëm i komunikacionit

Shkup, 19 shtator – “Velo Fiesta” sot në mbrëmje nga ora 18 deri 23 do të ketë regjim të posaçëm të qarkullimit në rrugën “Dimitrie Çupovski” në pjesën e udhëkryqit me rr. “Dame Gruev” deri te udhëkryqi me rr. “11 tetori” në Shkup.

“Departamenti për siguri në drejtimin rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të qarkullimit në rrugët e apostrofuara, ndërsa komunikacioni do të rikahëzohet nëpër rrugët përreth”, ka njoftuar MPB-ja.

MPB apelon deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë urdhrat që do t’i japin nëpunësit e uniformuar policor ku do të zhvillohet ngjarja me qëllim të zhvillimit të trafikut në mënyrë të sigurt dhe të papenguar.

Related posts

Vaksinohen hatibët dhe imamët që veprojnë në gjitha xhamitë e katër rajoneve të Shkupit

Z H

Pendarovski: Zgjidhje e negociatave të Bullgarisë duhet të harmonizohet me marrëveshje

Redaksia

Negociatat me Bullgarinë, partitë shqiptare kundër rezolutës së VMRO-DPMNE-së

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More