Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Shkupi i hutuar, njëkohësisht është optimist por edhe pesimist për zgjidhje me Bullgarinë

Shkup, 15 qershor – Sa më shumë afrohet 22 qershori, disa e mbajtjes së Samitit të Bashkimit Evropian në Bruksel, aq më shumë shtohen misteri dhe kundërthëniet nëse vallë vendi do të mbaj konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në që simbolizon çeljen e negociatave adreuese në Union.

Kryeministri Zoran Zaev të enjten do të qëndroj në në Sofje për të gjetur një zgjidhje me Bullgarinë, pasi paraprakisht të hënën në Samitin e NATO-s bisedoi me me presidentin bullgar, Rumen Radev.

Sipas asaj që paralajmërohet, takimi i Sofjes do të kërkoj një zgjidhje përmes propozimit portugez, për të cilin opinioni akoma nuk është i informuar, që është arsyeja e protestës së opozitës maqedonase VMRO-DPMNE, e cila për çdo ditë në intervalin kohor 15-17 bllokon udhëkryqet vitale në kryeqytet, me kërkesën se dëshiron të jetë e informuar për rrjedhën e bisedimeve.

Të enjten Zaev do të jetë në Sofje ku detajisht do të kyçt në ato bisedime

“Besoj se të enjten do të kyçemi detajisht në ato bisedime. Atë që mund ta them është se kam ndjenjën se nuk do të zgjidhet deri më qershor sepse Bullgaria ka një qeveri teknike dhe nuk ka Parlament”, tha sot Zaev me tone pesimiste, ndryshe nga ditët e kaluara ku zyrtarët e Shkupit përçonin mesazhe optimiste se zgjidhja është afër.

Madje edhe vet Zaev të hënën në intervistë për MIA-n, tha se nuk ka plan B për eurointegrimet, zgjidhja nuk është larg.

Opinioni në vend, përtfshirë edhe opozitën nuk ka detaje se çfarë bisedojnë Shkupi dhe Sofja.
Deputeti i opozitës maqedonase VMRO-DPMNE, njëherësh kryetar i komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvend, Antonio Millososki, sot i ka thënë ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani se, nëse ai paraqitet në komisionin në fjalë dhe raporton për udhërrëfyesin me Bullgarinë, ata si parti do të ndalin protestat.

Ndërkohë në Bullgari nuk vërehet një disponim se vendi mund të heqë veton për Maqedoninë e Veriut, ndonëse deklarata e presidentit bullgar Radev nga ditë më parë ku dha mbështetjen e tij parimore dhe të qëndrueshme për perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Shkup u interpretua si një sinjal se kjo mund të ndodhë.

Presidentit bullgar Rumen Radev në deklaratën e tij ka shprehur pritjet e Bullgarisë që ky proces do të lehtësohet nga dialogu politik direkt dhe aktiv për të zgjidhur çështje të pazgjidhura në marrëdhëniet dypalëshe, që për mediat bullgare është porosi shumë e qartë se vetëm zgjidhja e kontestit dypalësh mund të çoj në heqjen e vetos.

Postime të ngjashme

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

U harxhuan miliona, por shatërvanët në qendër të Shkupit nuk punojnë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...