Maqedoni

Shkupi me strehimore të re për qentë endacak

Zhurnal Ads

Shkup, 25 tetor -* Apelet e shumta të qytetarëve lidhur me sulmet që ndodhin si rezultat i qenve endacak, janë të shumta, madje apele të këtilla mund të vërehen edhe në rrjetet sociale ku shumë qytetarë në lagje të caktuara ankohen nga sulmet e qenve  jo vetëm gjatë orëve të natës por dhe brenda ditës. Në reagimet e bëra, qytetarët thonë se duan një jetë të qetë, të mos kenë frikë nëse dalin nga shtëpitë e tyre.

Madje edhe procedurat për intervenime mjekësore si rezultat I kafshimit nga qentë endacak kanë qenë të komplikuara, fillimisht duhej marrë vërtetim mjekësor si dëshmi, të raportohet rasti në polici  dhe më pas të kenë të drejtë për të ngritur padi ndaj qytetit të Shkupit apo ndaj Higjienës Komunale.

Por kjo nuk do të thote që duhet ushtruar dhunë ndaj ndaj qenve. Në rrjete sociale ndodh që të nxirren pamje nga mace dhe qen të vrarë apo të helmuar. Për të rregulluar këtë çështje Qyteti i Shkupit së bashku me insittucionet tjera kompetente hapën stacionin e ri për grumbullimin e të gjitha maceve dhe qenve endacak të quajtur Lajka.

Kryertari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov thot se stacioni  është I ndërtuar me standard që plotësojnë të gjitha  nevojat e kafshëve, prandaj objekti nuk i ngjan vetëm një strehimorjeje për qen dhe mace sepse merret edhe me trajnimin e tyre.

“Kapaciteti i objektit është rreth 100 qen, deri tani është me standardet më të mira të përshkruara në këtë zonë. Secili kafaz, dmth e gjithë ndërtesa ka ngrohje në dysheme me qëllim që t’u sigurojë kafshëve rehati. Ju mund të shihni ambulanta, sallat për operim, njësinë e kujdesit intensiv, dhomën e trajtimit pas operacionit dhe seksionin e karantinës dhe shpresoj që Lajka të bëhet një qendër për strehimin e qenve dhe shumë gjëra të tjera që nënkuptojnë një marrëdhënie shumë më të kujdesshme dhe të përgjegjshme me këto kafshë.”, Petre Shilegov, Kryetari i Qytetit të Shkupit.  

Në stacion do të ketë automjete për ndërhyrje të shpejtë në rast të kafshimeve të qenve që do të jenë në dispozicion 24 orë për qytetarët. Ndërtimi i Lajkes kushtoi rreth 30 milion denarë, mjete të dhuruara nga njëzet kompani ndërtimi. Sipas të dhënave statistikore, numri i qenve endacakë në Shkup është 1970. 

Postime të ngjashme

Karakaçanov: Kishim bisedë të gjatë, tani gjithçka varet nga autoritetet në Shkup

T E

Spasovski: Kemi monitoruar Jankullovskën, kishim njohuri për lëvizje

T E

Spasovski në takim me Nikolla Bertolinin nga Sektori për bashkëpunim pranë delegacionit të BE-së

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...