Shkupi në vendin 198-të në listën e qyteteve më të shtrenjta për të jetuar

nga D V

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, u rendit në vendin e 198-të në listën e qyteteve më të shtrenjta për të jetuar në botë, sipas renditjes më të fundit të kompanisë amerikane “Mercer”.

Hong Kongu ruajti titullin e vendit më të shtrenjtë për të jetuar dhe qëndruar në botë, në sondazhin e Mercer-it për vitin 2024. Top lista u publikua të hënën dhe qyteti kinez, ashtu si në 2022 dhe 2023, zuri vendin e parë këtë herë, ndërsa Singapori është në vendin e dytë.

Athinë, 20 qershor – Top 10 qytetet më të shtrenjta për të jetuar janë katër qytete të Zvicrës, edhe atë Zyrihu, Gjeneva, Bazeli dhe Berni, të cilat janë në vendin e tretë, të katërt, të pestë dhe të gjashtë.

Raporti shqyrtoi 226 qytete bazuar në kostot krahasuese të mbi 200 artikujve në secilin vend, duke marrë parasysh çmimet për transportin, ushqimin, veshjet, sendet shtëpiake dhe argëtimin.

Sipas raportimeve, çmimet e larta të banesave dhe rritja e kostove të transportit, mallrave dhe shërbimeve janë ndër arsyet pse kostoja e jetesës në këto qytete është veçanërisht e lartë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More