Agjencia Zhurnal.mk

Shkupi pjesë e video-konferencës me Pekinin për këmbim të informatave për koronavirusin

Shkup, 13 mars – Zhurnal.mk – Në suaza të aktiviteteve të procesit për bashkëpunim midis Kinës dhe vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore, e njohur si “17+1”, sot mbahet video-konferencë, përmes së cilës u lidhën qytetet e mëdha të vendeve nga “17+1”, ku përfaqësues tanë janë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski, në prani të ambasadorit të Kinës në Maqedoninë e Veriut, Xhang Zuo.

Siç kumtoi MPJ, temë e konferencës është lufta kundër përhapjes së koronavirusit (COVID-19) dhe paraqet vegël shtesë për këmbim direkt të informatave shfrytëzuese dhe përvoja midis institucioneve kompetente nga vendet-anëtare, ndërsa video linku në Shkup është vendosur në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Konferenca, citohet, është mundësuar dhe organizuar nga ministritë e Punëve të Jashtme dhe të Shëndetësisë të Republikës Popullore të Kinës, si vend që ishte goditur më së shumti nga koronavirusi, që të ndahen përvojat e tyre rreth ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve në drejtim të parandalimit dhe zbulimit të përhapjes së virusit, ndërsa në rrjedhë është diskutimi i sinkronizuar.

Në emër të Republikës të Maqedonisë së Veriut në diskutim merr pjesë drejtoresha e Klinikës për Sëmundje Infektuese, Milena Stevanoviq, e cila përveç asaj që informon për gjendjen e fundit në vend në kontekst të të sëmurëve nga COVID-19, për shërimin e tyre, për mënyrën dhe kapacitetet për ballafaqim me sistemin shëndetësor në Maqedoninë e Veriut me këtë virusi, parashtron edhe pyetje për atë se në cilën mënyrë institucionet dhe qytetarët më lehtë të ballafaqohen me gjendjen e sapondodhur, qëndron në kumtesën e e MPJ-së (link nga video-konferenca https://covid19.alliancebrh.com/). . /Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...