Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shkupi pret që Prishtina ta ekstradojë Afrim Ismailoviqin

Veles, 3 prill – Shkupi kërkon nga Prishtina ekstradimin e Afrim Ismailoviqit, njëri nga të dënuarit me burg të përjetshëm në procesin “Monstra”, i cili dje u arrestua në Kosovë, konfirmoi sot kryeministri Zoran Zaev.

“Ne moti kemi kërkuar ekstradimin dhe pres nga autoritetet e reja të Kosovës t’i konfirmojnë marrëveshjet ndërkombëtare, në të cilat edhe Kosova edhe Maqedonia e Veriut janë obliguar, e kjo do ta përforcojë edhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Kuptohet, askush nuk është fajtor derisa me vendim të plotfuqishëm kjo nuk konfirmohet, por besoj se në këtë rast kjo u konfirmua me vendim gjyqësor. Pres që autoritetet e Kosovës miqësore, ta respektojnë të drejtën dhe marrëveshjet ndërkombëtare dhe ta ekstradojnë personin”, tha Zaev sot në Veles, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Afrim Ismailoviq, një nga të dënuarit për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës u arrestua dje në Prishtinë, pasi u identifikua nga policia për shkak të pjesëmarrjes në një fatkeqësi të komunikacionit.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, avokati i Ismailoviqit, Besnik Berisha deklaroi se ky urdhër-arrest ishte i viteve 2012/2013.

“Arrestimi i tij ka ndodhur dje në orët e pasdites. Ka qenë i rastësishëm si pasojë e një aksidenti trafiku. Përderisa ai është ftuar në stacionin policor për intervistim, sipas procedurave zyrtarët policorë kanë bërë verifikimin nëse i njëjti është i kërkuar edhe për ndonjë vepër tjetër penale, dhe i është shfaqur një urdhër arrest i vitit 2012/2013, i lëshuar nga Maqedonia e Veriut”, ka thënë avokati Berisha.

Ndërkohë Gjykata Penale e Shkupit më 23 shkurt të këtij viti ka dënuar me burgim të përjetshëm Alil Demirin, si dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq të akuzuar për vrasjen e pesë maqedonasve, më 12 prill të vitit 2012, pranë Liqenit të Smillkovës, rreth 12 kilometra nga Shkupi. Dy të akuzuarit e tjerë Fejzi dhe Haki Aziri, gjykata i dënoi me 15 dhe nëntë vjet burgim. Ndërkohë që Sami Luta është liruar nga akuza në mungesë të provave.

Viktimat ishin katër të rinj të moshës prej 18 deri 20 vjeç dhe një tjetër i moshës 44-vjeçare. Trupat e tyre të pajetë janë gjetur rreth orës 22:30 të 12 prillit nga disa persona që po peshkonin në liqenin artificial.

Postime të ngjashme

Pozicioni bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar, Sofja është e hapur për dialog

Dafina Vidishiqi

Carovska: Nëse nuk investoni në arsim, keni harruar të investoni në të ardhmen

Dafina Vidishiqi

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

Dafina Vidishiqi

BFI: As këtë vit nuk mund të kryhet haxhi

Dafina Vidishiqi

Destani: Roli dhe kontributi i diasporës shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm

Dafina Vidishiqi

MSHIA Maqedoni: Dokumentet e Draft-planit aksional të Strategjisë Nacional janë vendosur në ENER

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...