Agjencia Zhurnal.mk

Shkupi pret ratifikimin e shpejtë të Protokollit në Spanjë

Shkup, 8 janar, zhurnal.mk – Pas votimit të mandatarit për formimin e Qeverisë së re spanjolle, Shkupi optimist se së shpejti Madridi do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO dhe se procesi do të përfundojë para zgjedhjeve të prillit. Koordinatori kombëtar për në NATO, Dane Talevski thotë se Spanja maksimalisht e përkrah anëtarësimin e vendit në Aleancën Veriatlantike dhe se pezullimi i ratifikimit të Protokollit ndodhi jo për shkak të mungesës së vullnetit, por për shkak të krizës së brendshme.

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi beson se anëtarësimi do të kryhet sipas procedurës së rregullt, së pari ratifikimi i Protokollit nga Spanjë, pastaj ratifikim të Marrëveshjes nga Shkupi. Sipas Xhaferit, nuk ka nevojë që Marrëveshja për anëtarësim të ratifikohet para kohe.

“Tani është shumë më e lehtë dhe më e qartë procedura për ratifikimin e Protokollit për NATO. Presim që në afatin më të shkurtë të mundshëm, Spanja ta ratifikojë, ndërsa e gjithë procedura te ne, të mbarojë deri më 12 shkurt. Në këtë moment nuk ka nevojë të shpejtohet me ratifikim të parakohshëm. Propozimi i Qeverisë është në procedurë parlamentare, por nuk ka indikacione se është e rëndësishme që të proceduohet para kohe”, pohoi Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.

Për shkak të frikës se Spanja nuk do të arrijë ta ratifikojë Protokollin para shpërbërjes së Kuvendit të Shkupit, Qeveria në ditët e fundit të saj, kishte dorëzuar një nismë deri në Kuvend për ratifikim të parakohshëm të Marrëveshjes për anëtarësim të plotë në NATO, si zgjidhje që të mos bllokohet anëtarësimi i vendit në aleancën ushtarako-politike më të fuqishme në botë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...