Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shkupi shpreson për zgjidhje me Sofjen, pret nga BE-ja më tepër seriozitet

Shkup, 6 maj – Zhurnal.mk – Megjithëse Bullgarinë e presin zgjedhje të parakohshme parlamentare më 11 korrik, autoritetet e vendit ende shpresojnë se mund të gjendet një zgjidhje për mosmarrëveshjet me qeverinë e përkohshme në Sofje, e cila do të hap rrugën për fillimin e negociatave për aderim në BE, por në të njëjtën kohë presin që Unioni të dërgojë mesazh që perspektiva evropiane është e qartë, e parashikueshme dhe e arritshme dhe se është serioze kur bëhet fjalë për zgjerimin.

Kryeministri Zoran Zaev tha dje se pret të gjejë politikanë të përgjegjshëm në Qeverinë teknike të Bullgarisë me të cilët do të mund të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje.
“Problemi është irracional dhe ne duhet të gjejmë një zgjidhje. Në interes edhe të Bullgarisë është që Maqedonia e Veriut të të jetë anëtare e Bashkimit Evropian dhe të integrohet në organizata ndërkombëtare. Kjo është në interes edhe të popullit bullgar, jo vetëm të atij maqedonas. Nga ai aspekt, besoj se do ta gjejmë zgjidhje”, theksoi Zaev.

Megjithatë, ai theksoi se ne nuk kemi nevojë për BE “me çmimin e identitetit maqedonas dhe gjuhës maqedonase, sepse atëherë do të jemi pluhur i humbur në erë”.

Sipas tij, një zgjidhje me Bullgarinë duhet të arrihet me një mënyrë evropiane të të menduarit dhe pa shkatërruar dinjitetin e asnjërës palë. “Popujt e të dy vendeve duan të bashkëpunojnë, dhe nuk duan të kenë arsye për grindje”, shtoi Zaev.

Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështjet Evropiane, Nikolla Dimitrov në takimin me Andreas Shider, eurodeputetin dhe kryesues i Komitetit të Përzier Parlamentar BE- Maqedonia e Veriut theksoi se është e nevojshme të dërgohet një mesazh i qartë për qytetarët se perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor është e qartë, e parashikueshme dhe e arritshme dhe se BE është serioze kur bëhet fjalë për zgjerimin.

Dimitrov theksoi se është e domosdoshme arritja e koncensusit për kornizën negociuese dhe mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut me BE-në për arsye të zbatimit të vendimit për fillimin e negociatave aderuese.

“I vlerësojmë përpjekjet e Parlamentit Evropian dhe përpjekjet e juaja personale për fillimin zyrtar të negociatave aderuese, proces që medoemos të rrjedhë në frymë evropiane, me respektim të vlerave evropiane si baza të procesit. Suksesi do të thotë se BE i realizon vendimet e veta dhe do të jep shtytje për vazhdimin e reformave dhe përforcimin e institucioneve demokratike, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në gjithë rajonin. Nevojitet të përcillet mesazhi deri tek qytetarët se perspektiva evropiane e vendeve të rajonit është i qartë, i parashikueshëm dhe i realizueshëm dhe se BE është serioz kur flet për zgjerim, respektivisht kompletimin e Evropës”, theksoi Dimitrov.

Shider në takim me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi deklarpo se ngecja në procesin eurointegrues për shkak të çështjes me Republikën e Bullgarisë, është në kundërshtim me frymën evropiane dhe se nuk duhet të paraqesë pengesë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE.

Ministri i Punëve të Jashtme i Danimarkës, Jepe Kofod, pas takimit të djeshëm me homologun e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në Tuiter publikoi se është i të impresionuar nga ritmi me të cilin po zhvillohen reformat në Maqedoninë e Veriut dhe me padurim presim sa më shpejtë të fillojnë negociatat për anëtarësimin e vendit në BE sa më shpejtë. Shembull i mirë për rajonin.

Zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit deklaroi SHBA-ja e mbështet anëtarësimin në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe i mbështet të gjitha përpjekjet e Bashkimit Evropian dhe anëtarëve të tij për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë të arrijnë një zgjidhje më të lehtë.

“Marrëveshja historike e Prespës tregoi se vendet në Ballkanin Perëndimor janë të afta të përmbushin detyra të vështira, duke bërë kompromise dhe duke gjetur zgjidhje. Jemi të bindur se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të bëjnë të njëjtën gjë duke negociuar mosmarrëveshjet e tyre bilaterale jashtë procesit të pranimit në BE. SHBA-ja i inkurajon të gjitha përpjekjet e BE-së dhe vendet e saj anëtare për të ndihmuar palët të arrijnë këtë rezultat më lehtë”, tha zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Postime të ngjashme

Ulja e papunësisë mbetet e varur nga investimet e huaja

Dafina Vidishiqi

Policia vazhdon me gjobat për tejkalim shpejtësie, 67 dënime në autostradën Shkup – Veles

Dafina Vidishiqi

BESA fillon riorganizimin e degës së Bogovinës, themelohet nëndega në Pirok

Dafina Vidishiqi

MPB: 3 të lënduarit në aksidentin e autobusit, refuzuan intervenimin mjekësor!

Dafina Vidishiqi

Bakiu: Jemi kundër zgjedhjes së kryetarëve të komunave me një raund të vetëm

Dafina Vidishiqi

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...