Maqedoni

Shkupi, Strumica dhe Manastiri “vlojnë” nga muzika

Zhurnal Ads

Shkup, 4 tetor – Koncerte, ahengje, muzikë. Mbrëmja e  së shtunës, përveç kallëzimeve penale kundër lokaleve, solli edhe shkelje të protokolleve për mbrojtje nga koronavirusi. Përkundër kallëzimeve penale dhe vendimit që nuk guxon të punojë për shkak të mosrespektimit të rregullave shëndetësore, kishte koncert të ri të këngëtarit malazez, Vlado Georgiev në kafenenë Mosh.

Videoja tregon se mysafirët nuk kanë maska e as që mbajnë distancë. Megjithëse ka vendim që “Mosh” të mbyllet, ai funksionon sepse inspektorja që kreu inspektimin ka qenë në izolim. Edhe sot lokali ishte i hapur dhe kishte mysafirë që pinin kafenë e pasdites.

Përveç “Mosh” -it, aheng pa respektuar protokollet kishte edhe në restorantin “Gnezdo”. Edhe ky objekt është gjobitur.

Protokollet shëndetësore nuk u respektuan as në Manastir.

Koncert të drejtpërdrejtë kishte edhe në klubin “Avatar” në Strumicë mbi të cilin tashmë ka dy kallëzime penale për mosrespektim të protokolleve. Ahengu ishte pa maska.

Megjithëse Inspektorati Shtetëror i Tregut shkruan gjoba në terren, pronarët e lokaleve nuk janë shumë të shqetësuar. Përballen vetëm me gjoba. Ndiqen penalisht vetëm sipas neneve 205 dhe 206 të Kodit Penal.

Neni 206 i Kodit Penal

(1) Një person i cili gjatë ndonjë epidemie të sëmundjes së rrezikshme infektive nuk vepron në përputhje me rregulloret ose urdhrat që përcaktojnë masat për pengimin ose parandalimin e saj, dënohet me të holla ose burg deri në 1 vit.

(2) Nëse vepra penale nga ky nen kryhet nga personi juridik, dënohet me të holla”.

Në këtë mënyrë, aty ku inspektorët e tregut kanë konstatuar mosrespektim të protokolleve, shkruajnë vetëm gjobë në të holla, që sillet nga 2 deri në 4 mijë euro.

Opozita për shkak të shkeljes së vazhdueshme të rregullave shëndetësore për shkak të KOVID 19 në ambiente të caktuara, vlerëson që pronarët e tyre janë të mbrojtur.

“Për fat të keq, ka gjithmonë dikush nga pushteti që në çdo mënyrë e le gjitha këtë anash dhe u ndihmon lokaleve të caktuara”.

Drejtori i Inspektoratit shtetëror të tregut ka dorëzuar nismë në Këshillin e Inspektimit duke kërkuar rritje të kompetencave të inspektorëve. Stojko Paunovski shpjegon për Alsat se qëllimi është që, përveç padive penale, nëse një restorant i caktuar shkel protokollet shëndetësore për herë të dytë, inspektori mund të mbyllë menjëherë objektin. Vetëm mbrëmë, Inspektorati i tregut ka shqiptuar 19 gjoba dhe po aq paralajmërime. Për më tepër, janë shkruar shtatë kallëzime për restorantet që organizonin dasma. Qeveria thotë se ata nuk e kanë marrë nismën e Inspektoratit shtetëror të tregut, por se kur të arrijë, do të shqyrtohet dhe do të vendoset nëse do të fillojnë ndryshimet ligjore në Parlament për kompetenca më të mëdha. Ndryshimet votohen me shumicë të thjeshtë.

Postime të ngjashme

Ministri Osmani uron 8 Shtatorin: Të kontribojmë në ndërtimin e shtetit tonë të përbashkët

T E

Zaevi dhe Filipçe në takim me përfaqësues të veprimtarisë për festime dhe dasma: Dialogu ka filluar, së bashku do t’i gjejmë zgjidhjet më të mira

T E

Bytyqi dhe Bekteshi: Siguruam mbështetje për zejtarët në kohë të krizës

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...