Shkupi, Tetova, Kumanova dhe Ohri me më shumë raste aktive me COVID-19

Shkup, 19 shtator – Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve të reja me coronavirus shënon ulje, por mbetet i lartë numri i vdekjeve.

Sipas autoriteteve, më së shumti nga coronavirusi pësojnë personat e pavaksinuar.

Siç informoi web-faqja “ourworldindata.org” sipas numrit të vdekjeve, javën e kaluar Maqedonia ka qenë e para në Evropë, ndërsa e katërta në botë.

Nga statistikat e djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 13.052, ndërsa më shumë ka në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Ohër, Strugë, Gostivar dhe qytete tjera.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 186.914, prej të cilëve 167.402 janë shëruar, ndërsa 6.460 kanë ndërruar jetë.

Related posts

Maqedonia e Veriut në listën gri tatimore në BE për shkak të zonave zhvillimore teknologjike-industriale

D V

Gjithsej 1.158 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetën 19 pacientë

D V

Lehtësohet ndalesa për lëvizje në pyje, vetëm me leje të marrë paraprakisht

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More