Shkupi, Tirana dhe Beogradi e forcojnë kornizën kontraktuese për bashkëpunim më të madh

Shkup, 29 korrik – Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot në Shkup nënshkruan dy memorandume për mirëkuptim dhe një marrëveshje ndërshtetërore me të cilat duhet të intensifikohet bashkëpunimi në rajon.

 

Është nënshkruar Marrëveshje për Bashkëpunim për Mbrojtje dhe Shpëtim nga Katastrofat në Ballkanin Perëndimor dhe Memorandum për Mirëkuptim për Lehtësim të Importit, Eksportit dje Lëvizje të Mallrave në Ballkanin Perëndimor, të cilat dalin nga iniciativa për bashkëpunim të avancuar rajonal ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Serbisë. Ato përfaqësojnë operacionalizim të iniciativës për përmirësim të kushteve sa i përket shkëmbimit të mallrave dhe shërbimeve, si dhe të iniciativës për bashkëpunim ndërmjet shteteve sa i përket mbrojtjes dhe shpëtimit nga katastrofat.

Memorandumi për mirëkuptim për të lehtësuar importin, eksportin dhe lëvizjen e mallrave në Ballkanin Perëndimor bazohet në gatishmërinë e udhëheqësve politikë të tre vendeve për të forcuar marrëdhëniet dhe mirëkuptimin reciprok, veçanërisht në fushat e importit, eksportit dhe lëvizjes së mallrave , me qëllim eliminimin e barrierave në tregtinë ndërkufitare, duke kontribuar në përparimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e vëllimit të tregtisë reciproke.

Memorandumi përmban dispozita për thjeshtësimin e formaliteteve në lidhje me importin, eksportin dhe lëvizjen/transit të mallrave, bashkëpunimit të organeve të tjera dhe atyre doganore, si dhe dispozita të posaçme për sigurinë e ushqimit, çështje veterinere dhe fitosanitare dhe lëvizje të lire të produkteve industriale ushqimore.

Me Marrëveshjen për Bashkëpunimin për Mbrojtjen dhe Shpëtimin nga Katastrofat në Ballkanin Perëndimor, palët kontraktuese rregullojnë kuadrin e kushteve për ndihmë vullnetare në rast të fatkeqësive: planifikimin dhe zbatimin e masave për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe përmbytjet, tërmetet, zjarret, ndotje të mjedisit jetësor, aksidentet e anijeve, rreziqet radiologjike, pandemitë, si dhe fatkeqësitë industriale dhe të tjera, raportimi i ndërsjellë i kërcënimeve, ndodhive dhe pasojave të fatkeqësive, edukimi dhe trajnimi i personelit të shërbimit, njësive të mbrojtjes dhe shpëtimit dhe anëtarëve të tjerë të ekipeve të shpëtimit, shkëmbimi i shkencave dhe të dhëna teknike dhe dokumente të tjera të rëndësishme për mbrojtjen nga fatkeqësitë dhe bashkëpunimin në zhvillimin dhe prodhimin e pajisjeve dhe ndihmës për shpëtim.

Marrëveshja, gjithashtu, parasheh edhe detyrim për raportim për kërcënime, procedura për kalim të kufirit për qëllimet për shpëtim dhe ofrim të ndihmës, mbrojtje dhe mbështetje të punës së ekipeve të shpëtimit dhe ekspertë individualë, mënyrë të kompensimit të dëmeve, mënyrë për sigurimin e kujdesit dhe ndihmë për persona të evakuuar dhe shfrytëzim të mjeteve për komunikim.

Memorandumi i tretë është veçanërisht i rëndësishëm për lëvizjen në tregun e punës në rajon dhe me të palët kontraktuese shprehin vullnetin e tyre për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve në mënyrë që të sigurojnë qasje më të lehtë dhe më të lirë në tregun e punës me qëllim heqjen e lejeve të punës dhe thjeshtoj procedurat lidhur me lejen e qëndrimit të përkohshëm. Ky memorandum ka për qëllim riafirmimin e angazhimit për zbatimin e ligjit të BE -së në fushën e lëvizjes së lirë të punëtorëve dhe përgatitjen për integrim më të ngushtë në tregun e vetëm të BE -së.

Forumi është në organizim të Kabinetit të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në koordinim me kabinetet e Vuçiqit dhe Ramës, ndërsa në bashkëpunim me odat ekonomike të rajonit. Do të përfundojë me konferencë për media të liderëve në të cilat do të kumtohen përfitimet nga Forumi, si dhe planet për iniciativat e ardhshme.

Related posts

Në dy ditët e para janë regjistruar 136.773 persona, 41.478 amvisëri dhe 59.953 banesa

N E

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e Maqedonisë përgatiti Ligjin e ri për ndërtime pa leje

R Zh

Stevo Pendarovski i bëri homazhe presidentëve të ndjerë Boris Trajkovski dhe Kiro Gligorov

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com