Shkupjanët këto ditë janë dëshmitarë të pamjeve të bukura nga ballkonet e tyre në malet përreth. Koha pranverore i gjelbëroi edhe lëndinat, ndërsa vendet e preferuara si Vodno, Parku i Qytetit, Saraji dhe Gazi Baba janë të stërmbushura sikur të ishte muaji mars.

– Shkupi asnjëherë nuk ka qenë më me diell, më ngrohtë dhe më pastër në 31.12.
Kush thotë ndryshe, ai shpif dhe gënjen!, thotë autori i fotografive Zharko Trajanoski.
Ajri i pastër mundësoi edhe pamje spektakolare, kah hëna e plotë që u paraqit për vitin e ri.

Vala e ngrohtë filloi në ditët e para të Vitit të Ri, ndërsa edhe i gjithë muaji dhjetor kaloi pa periudha më të gjata të vlerave të tejkaluara në stacionet matëse.
Stacionet matëse në ditën e fundit të vitit 2020 dhe në ditën e parë të vitit 2021, japin dhe pralajmërojnë rezultate inkurajuese.
Mbi të gjitha, këtë dimër ende nuk janë futur masat emergjente si rezultat i rritjes së ndotjes, diçka në çfarë ne jemi mësuar viteve të fundit.
Foto: Zharko Trajanoski
Përgatiti: J.Gjorgjioski