Shkupjani arrestohet pasi shkaktoi aksident me 2.57 promilë alkool në gjak

nga D. V.

Më 15.06.2025, në orën 20:50, në komunën e Aerodromit në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë arrestuar N.A. (56) nga Shkupi. Më herët, në rrugën “Vladimir Komarov”, ai duke drejtuar një veturë “Subaru” kishte goditur një automjet të parkuar “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, në pronësi të Lj.R. (47) nga Shkupi.

Gjatë ndërmarrjes së masave lidhur me aksidentin rrugor, është konstatuar se ai e kishte drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, me 2.57 promilë në gjak.

Ai është ndaluar në stacionin policor, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprën “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik” sipas nenit 297-a të Kodit Penal dhe “shkaktim rreziku të përgjithshëm” sipas nenit 288 të Kodit Penal.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More