Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Shkupjani dyshohet se i vuri flakën veturës me çka shkaktoi shpërthim të fuqishëm

Shkupjani tridhjet e gjashtë vjeçar dyshohet se i ka vënë flakën automjetit në Shkup me çka ka shkaktuar dëm në vlerë prej 450.000 denarë.

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka hapur hetim kundër 36-vjeçarit për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer dy vepra penale – vepra të rrënda kundër sigurisë së përgjithshme dhe përpunim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tragëti të paligjshme me armë.

Më 4 janar, në rrugën “Jabllanica” në shkup, i dyshuari ka lyer automjetin e parkuar “audi” me lëndë djegëse dhe me çakmak e ka aktivizuar atë. Me këtë ai ka shkaktuar shpërthim të fuqishëm dhe djegje të tërësishme të automjetit me dëm në vlerë prej 450.000 denarë, si dhe pjesërisht ka djegur automjetin “Ford Mondeo”, tek i cili është shkaktuar dëm prej 10.000 denarë.

Pas shpërthimit, pronari i automjetit “Audi” ka dalë në teracën e shtëpisë së tij dhe e ka vërejtuar të dyshuarin se si po ikën nga vendi i ngjarjes.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit më 5 janar, nëpunësit policorë kanë gjetur pistoletë gjysmëautomatike të tipit “Crvena Zastava M57” me kalibër 7,62X23 mm, dy plumba në karikator, si dhe 54 plumba tjerë.

Pasiqë ekziston reziku nga arratia, mundësia që i dyshuari të ndikojë mbi dëshmitarët dhe t’i përsërisë veprat penale, prokurori publik kompetent deri te Gjykata Themelore Penale Shkup dorëzoi propozim për caktimin e masës së paraburgimit.

Postime të ngjashme

Fshihej në Shqipëri, arrestohet amerikano-kanadezja

D V

​Ndërroi jetë foshnja në spital, nisin hetimet për mjeken në Pogradec

D V

Mbytet në Durrës një i moshuar

D V

158 shoferë të gjobitur në Shkup

Z H

Tetovë, arrestohen dy persona për posedim të lëndëve narkotike

Z H

Zhduket një vajzë në Gjakovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...