Shkupjani e mashtron kushërirën e tij, për dy muaj ia merr 50 mijë euro

Shkup, 18 shtator – Një grua 48 vjeçare nga Kanadaja me qëndrim në Shkup, e ka denoncuar në polici kushëririn e saj, të cilin e akuzon se me mashtrim ia ka marrë 50 mijë euro.

Sipas 48 vjeçares, djali i saj 21 vjeçar në maj të këtij viti ka ardhur në Shkup dhe është sjellur në mënyrë të çuditshme. Gjyshja e tij e ka njoftuar familjarin e saj L.N. i cili i ka thënë se djaloshi me siguri ka problem me drogën. Ai i ka kërkuar 50 mijë euro, duke i premtuar se do ti sigurojë terapi të shtrenjtë shëruese, transmeton Zhurnal.

Nëna e djaloshit i ka dërguar kushëririt rreth 50 mijë euro nga qershori deri në gusht, mirëpo kur ka ardhur në fund të korrikut në Shkup ka shprehur dyshime se kushëriri i saj nuk ia ka siguruar djaloshit terapinë e premtuar dhe rastin e ka paraqitur në policinë e Aerodromit.

Related posts

Numri i të infektuarve me Covid përsëri po rritet, për të pavaksinuarit ka gjasa të ketë masa kufizuese

Z H

Arrestimi i diplomatit, thuhet të jetë familjarë i Mijallkovit

D V

Boçvarski do të marrë pjesë në Samitin kushtuar hekurudhave në Ballkanin Perëndimor

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More