Agjencia Zhurnal.mk.

Shkupjani i ka shndërru banesat në laborator, kanabisin e ka “flladit” me ventilator

Shkup, 16 shtator – Prokuror Publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup miratoi urdhër për kryerjen e një hetimi kundër 33 -vjeçarit nga Shkupi i dyshuar për vepër penale – Prodhim dhe shpërndarja të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve sipas nenit 215 paragrafi 1 nga Kodi Penal.

Nga PTHP-ja informojnë se ekziston dyshim i arsyeshëm se personi në apartamentin ku jeton dhe në apartamentin e gjyshit të tij të ndjerë në Shkup në mënyrë të paligjshme ka kultivuar, përpunuar dhe mbajtur për shitje drogë narkotike – marihuanë.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit në Bulevardin ASNOM në Shkup, u gjetën dhe u konfiskuan gjithsej 71 bimë kanabis sativa, disa pako marihuanë, degë në proces tharjeje, kavanoza dhe pako të tjera me fara marihuanë. Në laboratorin e dytë të improvizuar ilegal, në një apartament në bulevardin “Aradhat partizane”, policët zbuluan 81 bimë të tjera kanabis sativa, të cilat u rritën në kushte të bëra posaçërisht me ndriçim dhe kushte të veçanta të temperaturës. Në apartamentin janë gjetur edhe 12 saksi më të vogla me plantacione, llamba, ventillatorë, përfërcues dhe pajisje të tjera për prodhimin e marihuanës u gjetën”, thuhet në kumtesën e PTHP-së.

Prokurori Publik i paraqiti propozim gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Penale Themelore Shkup për të përcaktuar masë paraburgimi për të dyshuarin, sepse ka rrethana që tregojnë se një masë e tillë është e nevojshme për zhvillimin e pandërprerë të procedurës, gjegjësisht rrezikun nga arratisja, mundësia e ndikimit te dëshmitarët dhe mundësia që i dyshuari ta përsërisë veprën penale. 

Related posts

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Xh M

Grabitet një këmbimore në Çair

Xh M

Arrestimi i policëve kosovarë, Tërnava: Kjo tregon se kush janë serbët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy