Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shkupjani nga Kosova tentoi të dërgojë mbi 500kg marihuanë në Turqi, kapet në Bogorodicë

Shkup, 7 mars – Ministria e Punëve të Brendshme ka kumtuar informacionet aksioni anti-drogë që u realizua mbrëmë në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”.

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski ka njoftuar se janë konfiskuar mbi 500 kilogram marihuanë, e cila ka hyrë në vend nga Kosova dhe destinacion përfundimtar e ka pasur Turqinë.

“Sektori për shkatërrim të krimit të organizuar dhe serioz ka ndaluar kanal ndërkombëtar për transport të marihuanës nga Kosova nëpërmjet Maqedonisë së Veriut për Greqi dhe Turqi dhe deri tani janë konfiskuar 424 kilogram marihuanë dhe nga liria është privuar një person. Marihuana e konfiskuar për në Turqi, vlerësohet se kap vlerën mbi milion euro”, tha Angellovski.

Transporti është realizuar nga shkupjani, 47-vjeçar me iniciale D.N.

“Është vërtetuar se D.N. për të arritur pasuri ka dalë në Kosovës me qëllim që të organizojë dhe realizojë transport të marihuanës nga Kosova nëpërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë me destinacion përfundimtar Turqinë”, sqaron më tej Angellovski.

Kontrolli policor u realizua dje, në ora 21:30 në vendkalimin kufitar në Bogorodicë, siç sqaron Angellovski pas një plani të përgatitur paraprakisht.

“Pasi u bastisjes së automjetit janë gjetur dhe marrë 519 pako me marihuanë, dhe janë marrë edhe celulari me kartelë SIM, dy patentë të shoferit, çelësa dhe dokumente. Gjatë ditës vazhdon bastisja edhe te pjesa tjetër e automjetit, për shkak se bëhet fjalë për sasi të madhe të mallit, ndërkaq D.N. gjatë ditës do të dalë para gjykatësit”, tha më tej Angellovski.

Njoftojnë se MPB-ja gjatë ditës deri te Prokuroria do të parashtrojë kallëzim penal për 47-vjeçarin me iniciale D.N. nga Shkupi.

Postime të ngjashme

Zaevi nesër takon Selën dhe Gashin

R Zh

Radiologjia prej një muaji pa rezonancë magnetike, pacientët paguajnë 500 te privati

R Zh

Edhe nesër me diell, nga e marta vranësira, reshje dhe ulje të temperaturave

R Zh

Bytyqi: Me mbështetje të drejtpërdrejtë financiare e kthejmë kreativitetin e ivent industries

R Zh

Në Dibër edhe një viktimë nga Kovid-19, deri më tani gjithsej 40

R Zh

Despotovski: Përkundër pandemisë, kompanitë në zonat TIR kanë rezultate pozitive ekonomike

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...