Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shlyerja e borxheve të komunave, Milevski: Duhet zgjidhje sistematike

Shkup, 31 janar – Duhet të gjendet zgjidhje sistematike për problemin me borxhet që kanë Ndërmarrjet Publike të themeluara nga vetë komunat tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski. Siç bëhet e ditur 63 milion euro ishte borxhi i ndërmarrjeve publike komunale në shtator të vitit të kaluar, nga të cilat 54 milion euro janë borxhe dhe detyrime të papaguara ndaj shtetit deri në shtator 2020.

Milevski si zgjidhje e sheh edhe uljen e numrit të të punësuarve në administratën komunale që kryetarët e komunave të mos punësojnë punëtorë të panevojshëm gjatë mandatit të tyre.

“Mendoj se ato janë borxhe të akumuluara nga disa gjenerata drejtorësh, por unë sa e di ajo është shlyerje e shkallës së interesit të borxhit kryesor.1.10 Duhet të gjendet zgjidhje sistematike, por jo vetëm për komunat, por edhe për ndërmarrjet publike, të kufizohet numri I të punësuarve në administratës komunale. Propozimi ynë se bashku me Njësinë e Bashkëisve të Vetëqeverisjes Lokale të kufizohet numri në bazë të banorëve të komunave. 500 banorë një i punësuar ose 1000 banorë 2 të punësuar”, u shpreh Goran Milevski – Ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

Postime të ngjashme

KSL: Në vend që të thoni se administratorët janë të korruptuar, rrituani pagat atyre

Z H

“Mini Shengeni” nga nesër edhe më e fortë, forcohet bashkëpunimi mes Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë

Z H

Shërbime të reja në sportelet e SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”

Z H

Hoxha në inspektim të njësisë së re rajonale të MBPEU-së në Aerodrom të Shkupit

Z H

Aksion i madh antidrogë, janë arrestuar 12 persona, mes tyre dhe një polic

Z H

Konfirmohen ndryshimet në Kodin Penal, vendoset një vepër e re penale

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...