Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Shoferët duke mos respektuar rregullat, bëhen “kurbanë” të policisë

Zhurnal Ads

Shkup, 13 janar – Zhurnal.mk – Prej kur shteti jonë u fut në krizë ekonomike, si pasojë e epidemisë së Covid 19, autoritetet kanë shqyrtuar mundësi të ndryshme si të mbushin buxhetin e vendit, e cila gjithashtu ka pësuar humbje të mëdha, shkruan Zhurnal.

Shteti deri tani ka ndarë 4 herë ndihma sociale për më të prekurit nga pandemia, sikurse për kompanitë, ashtu edhe për qytetarët.

Por për të rikuperuar këto ndihma, respektivisht për të kthyer të hollat nga ndihmat, shteti “vendosi” që të sanksionojë pjesmarësit në komunikacion. Ministria e Punëve të Brendshme duke filluar nga fillimi i nëntorit e deri më sot ka ashpërsuar kontrollet në komunikacion për vozitësit. Ata u janë vënë pas shoferëve të cilët ngasin veturën nën ndikim të alkoolit, me vetura të paregjistruara si dhe pa patent shoferë.

Agjencia e lajmeve Zhurnal pyeti MPB-në se sa qytetarë janë gjobitur nga 1 nëntori 2020 e deri më sot. Nga atje u përgjigjën se si pasojë e aksionit të përforcuar të kontrolleve, janë shqiptuar gjithsej 39.188 gjoba për vozitësit.

Shumica e gjobave kanë qenë për pa patent shofer, pa regjistrim të veturës, vozitje nën ndikim të alkoolit, shpejtësi e tejkaluar si dhe parakalim të parregullt.

Nga MPB informojnë se:

Për vetura të paregjistruara janë shqiptuar 4380 gjoba

Për vozitës pa patent shofer janë shqiptuar 6463 gjoba

Për vozitje nën ndikim të alkoolit janë shqiptuar 1574 gjoba

Për shpejtësi më të madhe se sa e lejuara janë shqiptuar 2317 gjoba

Për parakalim të parregullt janë shqiptuar 2480 gjoba.

Nga MPB për Zhurnal gjithashtu bëjnë të ditur se kontrollet e ashpërsuara do të vazhdojnë edhe periudhën që vijon sepse sipas tyre, këto kontrolle kanë dhënë rezultate të mira.

Krahasuar me periudhat e njejta vitin 2019 dhe 2020, nga MPB thonë se ka ulje të ndjeshme të aksidenteve në komunikacion.

“Kontrollet e përfocuara ndikojnë në uljen e numrit të fatkeqësive në komunikacion. Në nëntor 2020 në krahasim me nëntorin e 2019tës, ka ulje për 21%, ndërsa nëse krahasojmë dhjetorin e 2020tës me dhjetorin e 2019tës, ka ulje për 23 përqind të numrit të fatkeqësive në komunikacion”, njoftojnë nga MPB.

Nga ky institucion për Zhurnal më tej bëjnë të ditur se viti 2020 ka shënuar numrin më të vogël ndonjëherë në histori të shtetit sa i përket numrit të viktimave nga aksidenteve në komunikacion.

“Si rezultat i aktiviteteve të ndërmara, viti 2020 është me numrin më të ulët të viktimave në komunikacion në histori të shtetit – 115 viktima”, kanë deklaruar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

MPB për çdo ditë bënë apel deri tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të mos ngasin me shpejtësi mbi të lejuarën, mos të ngasin nën ndikim të alkoolit, pa patent shofer si dhe me vetura të paregjistruara, në të kundërtën do të duhet t’u shqiptohen gjoba.

Gjithashtu, për momentin ende është në fuqi rregulli për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore të veturave.//Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/zhurnal.mk/videos/729772977668499

…..

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

KE: Nuk ka “përmirësim drastik” në ndotjen e ajrit në RMV dhe në rajon

E.E.

Takim i kryeministrit Zaev me përfaqësuesen e BB për Ballkanin Perëndimor, Gellder

T E

Në departamentet infektive në vend mjekohen 857 pacientë, ka edhe vende të lira

E.E.

Këndet e lojërave të kënaqura nga protokollet e miratuara me të cilat sërish do të fillojnë me punë

E.E.

Prokuroria ngre kallëzim penal ndaj 4 anëtarëve të KSHZ-së

T E

Shpërthim i fuqishëm e shkëmbim zjarri në Turqi, momenti kur bomba trondit vendin (Video)

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...