Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Shoferët grek të kamionëve paralajmërojnë bllokimin e kufirit Greqi – Maqedoni

Shkup, 3 mars – Zhurnal.mk – Masat e reja shtesë dhe më të rrepta të Qeverisë greke të vendosura të hënën për vendkalimet kufitare Evzoni drejt Maqedonisë së Veriut dhe Kakavijë drejt Shqipërisë, që vlejnë edhe për transportuesit, shkaktoi reagime nga Federata e Shoferëve Grekë të Kamionëve, të cilët u dërguan letër ministrive kompetente me propozime dhe kërkesa, por nuk e përjashtojnë mundësinë të vendosin bllokadë në Evzoni, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga Federata sqarojnë se të hënën, për shkak të numrit të kufizuar të kalimeve të lejuara, gjatë paraqitjes përmes formularit PLF, janë plotësuar të gjitha terminët për hyrje në Greqi deri më 20 mars.

Theksojnë se përmes vendkalimit kufitar Evzoni (Bogorodicë), mesatarisht kalojnë nga 2.000 kamionë në ditë, ndërsa problemet kanë filluar nga java e kaluar, ku për shkak të testimit me testet e shpejta, gjatë hyrjes në Greqi nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ka pasur radhë afro një kilometër.

“Shoferët e transportit ndërkombëtare, dhe çdo kompani që punon në Evropë dhe në Ballkan dhe bazohet në tregti ndërkombëtare, po përballen me pasojat e kësaj mase restriktive arbitrare, që vlen për të gjithë, ndërsa nuk janë përjashtuar kamionët”, thotë kryetari i Këshillit Drejtues të Federatës së shoferëve grekë të kamionëve Apostolos Kenanidis.

Kërkojnë që Evzoni dhe Kakavija, për transportuesit, të jenë të hapur 24 orë, shoferët e kamionëve të përjashtohen nga numri i kufizuar i personave për hyrje në Greqi, por edhe të ketë personale shtesë nga Organizata Kombëtare për Shëndet Publik të cilët i kryejnë testet e shpejta, që të përshpejtohet e gjithë procedura.

Sipas “Etnos”-it, shoferët e kamionëve janë njoftuar nga kompetentët se do të lirohen nga masat për numrin e lejuar ditor, por gazeta shton se nuk heqin dorë nga aktivitetet derisa nuk ndryshohet vendimi, vendkalimi të punojë vetëm 12 orë.

Postime të ngjashme

Qeveria kërkon shtyrjen e gjendjes së krizës deri më 31 dhjetor 2021

N E

Trajanov propozon krijimin e një Agjencie kundër Krimit

N E

Analizë / “Islami dhe ndikimi i tij në civilizim”

R Zh

Qeveria miratoi ndryshimet me të cilat rregullohen çmimet për mjekim të Kovid-19

N E

Qeveria i miratoi ndryshimet me të cilat di të rregullohen çmimet për mjekim të kovid-19

R Zh

Nga përplasjen e një kamioni me një automobili ka humburjetën një person, ndërsa tre të tjerë janë lënduar

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...