Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Shoferi i Teslas kthen orën Casio në një çelës makine

Një inxhinier softuerësh nga Udinese, Itali e ka kthyer orën e tij Casio F-91W në një çelës makine për Tesla Model 3.

Arsyeja se pse ai e bëri këtë është se kartela e Tesla kishte shpesh probleme, veçanërisht kur binte shi, transmeton Telegrafi.

Mattia Dal Ben vendosi të konvertojë orën e tij Casio për të zhbllokuar Teslan. Për ta bërë këtë, ai ndërtoi një antenë nga një kartë J3A040-CL nga Smartcard Focus dhe e integroi atë në orën e tij Casio, transmeton Telegrafi.

Inxhinieri i softuerit gjithashtu ka postuar një video në YouTube.

Zhbllokimi është padyshim më i shpejtë sesa me një kartelë që së pari duhet të nxirrni nga portofoli ose pantallonat tuaja. Me mënyrën e re të hapjes së makinës, djali është më i kënaqur, sepse ora është pothuajse aq komode sa ishte më parë.

Postime të ngjashme

Fordi nis prodhimin e versionit të ri të veturës më të shitur në SHBA

S.B.

Vetura luksoze që askush nuk e dëshironte – Tatra 700

S.B.

Fordi nis prodhimin e versionit të ri të veturës më të shitur në SHBA

S.B.

Volkswageni paralajmëron dy modele të reja elektrike

S.B.

Shitjet e automjeteve BMW në maksimumin historik

R Zh

Shitjet e veturave në Gjermani rriten me 36% në mars

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...