Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shoqata e Infermierëve: Përcaktim ligjor i kompetencave e përgjegjësivë

Shkup, 3 tetor – Sindikata e shoqatave të infermierëve, teknikëve, mamive dhe stomatologëve, pret këtë javë të takohet me Ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe për të prezantuar problemet dhe pakënaqësitë, që datojnë me decenie por periudhën e fundit, edhe për shkak  të pandemisë,  duket se janë thelluar edhe më shumë.

Sidomos infermierët ankohen se në mungesë të kompetencave të përcaktuara me ligj, nuk përcaktohen dot as përgjegjsitë e tyre dhe ndjehen të margjinalizuar. Mungesa e infermierëve është problem më vete , në vendin tonë në vend të 14,000 infermierëve sa ka nevojë sistemi, ka vetëm 7,500.

“Kjo nuk është diçka që ndodh vetëm në kohën e pandemisë apo dy tre vitet e fundit, ky është një problem që vazhdon me dekada me infermieret. Pajënaqësitë kanë problem bazë,s’ka definicion të profesionit,nuk ka licence të profesionit,infermieret nuk kanë të përcaktuara kompetenca ne vendet e punës dhe bazuar në këtë nuk mund të kërkoni përgjegjësi nga ato. Si zë i motrave medicinale ne duam zgjidhje të kësaj situate ndërsa ajo qëndron në sjelljen e ligjit mbi infermierinë.” – tha Gordana Beshliovska, Kryetare e Shoqatës së Infermiereve.

Të gjitha vendet në rajon dhe ato në Bashkimin Evropian kanë ligje që përcaktojnë qarët punën e inferimerëve.

Në vendin tonë,  ekziston një përkufizim vetëm në dy nene ku thuhet se infermieri duhet të ketë arsim të mesëm dhe të lartë.

Infermierët përbëjnë gjysmën e stafit mjekësor edhe në botë.  OBSH  paralajmëron se ka një deficit global në këtë kategori. Për të kapërcyer këtë problem, sipas OBSH-së, deri në vitin 2030, do të nevojiten të angazhohen 9 milion infermierë të rinj.

Postime të ngjashme

Do të zgjerohet hetimi për rastin“Dvojnik” me lëshimin e pasaportave të paligjshme

N E

Taseva për rastin Rashkovski: Përveç hetimit penal nevojitet edhe hetim financiar

N E

Zoran Zaev thirrje komunitetit maqedonas në Shqipëri të votojnë Edi Ramën

N E

Analizë – Covid19 / Masat e reja mund të rëndojnë edhe më shumë ekonominë dhe papunësinë në vend!

R Zh

Hristijan Mickovski: Kemi dështuar të ballafaqohemi me krimin dhe korrupsionin

N E

Hoxha: Deri më 15 qershor do të paguhen gjitha subvencionet për bujqit

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...