Shoqata Islame e Kinës mban forum mbi islamin dhe zhvillimin shoqëror

Komunitetet myslimane në mbarë botën duhet të lënë mënjanë dallimet dhe të bëjnë përpjekje më të mëdha për të sqaruar keqkuptimet për njëri-tjetrin, në mënyrë që të jenë më të bashkuar, bashkëpunues dhe përparimtarë, tha kreu i Shoqatës Islame të Kinës, citon Radio e Jashtme e Kinës.

 

“Feja duhet të integrohet më mirë me zhvillimin shoqëror. Ajo gjithashtu duhet t’i interpretojë më mirë doktrinat e saj për shoqëritë moderne. Për më tepër, ajo duhet të ndihmojë në përmirësimin e mirëqenies së njerëzve në të gjithë botën,” tha Yang Mingfa, kryetar i Shoqatës Islame të Kinës, në një videoforum të martën.

Forumi ndërkombëtar, i mbajtur nga Shoqata Islame e Kinës dhe me temë “Si do të përshtatet komuniteti musliman me zhvillimin bashkëkohor shoqëror?”, u përqendrua në çështjen se si komunitetet myslimane mund të punojnë së bashku për paqen botërore dhe për zhvillimin e përbashkët. Forumi gjithashtu bëri përpjekje për të trajtuar sfidat për myslimanët gjatë zhvillimit shoqëror.

Ali Rashid Al Nuaimi, kryetar i Këshillit Botëror të Komuniteteve Myslimane, tha në këtë forum se islami është një fe globale, kështu që karakterizohet nga fleksibiliteti për t’iu përshtatur nevojave dhe rrethanave të njerëzve.

Abudurehap Tumuniyaz, presidenti i Shoqatës Islame të Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit, tha se myslimanët në Xinjiang gëzojnë lirinë e besimit fetar ndërsa janë përshtatur me zhvillimin e shoqërisë moderne.

Related posts

Vendet e BRICS-it, forcë protagoniste e arenës botërore

Redaksia

Dhjetë ditë pas dorheqjes Stefan Lofven rizgjidhet kryeministër i Suedisë

N E

Tërmet në Kroaci, këto janë detajet

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More