Agjencia Zhurnal.mk

Shoqata joqeveritare 22 Nentori, organizoi video konferencë shkencore “Historia kulturore e elitës shqiptare në Rumani”

Shkup, 25 maj, Zhurnal.mk – Shoqata joqeveritare 22 Nentori ne bashkepunim me Ministrine e kultures se Republikes se Maqedonise Veriore realizoj on line platformën e konferencës shkencore me titull: “Historia kulturore e elitës shqiptare në Rumani”, e financuar me konkursin per projekte me interes nacional per vitin 2020.

Kete konference shkencore e hapi ministri i kultures se Maqedonise Veriore z. Hysni Ismaili i cili tregoj perkrahje dhe gatishmeri per perkrahjen e projekteve nderkombetare te cilat kane te bejne me veprimtarine e rilindjes kombetare. Fjale pershendetese pati edhe ambasadori I Shqiperise ne Rumani z. Ilir Tepelena I cili tha se kjo veprimtari shkencore është fryt i kërkimeve dhe i hulumtimeve që kane bërë dhe vazhdojne të bëjne hulumtuesit për ta ndriçuar edhe më shumë historinë e ndritur të lidhjeve dhe mardhënieve të ngushta vllazërore midis dy popujve shqiptar dhe vlleh ndër shekuj duke e nderuar trashëgiminë që na e kanë lënë amanet të gjithë ata patriot, shkrimtar dhe historianë që kanë mbajtur të ndezur këtë lidhje kaq të fortë miqësore dhe të rallë në Ballkan

Kjo konference solli emra eminente nga fusha e historisë, gjuhës, letërsisë dhe publicistikës sic jane Akademiku Kopi Kycyku I nderuar Akademik Prof. dr. Kopi Kyçyku, Prof. dr. Zeqir Kadriu, Prof. dr. Bexhet Asani, Prof. dr. Vebi Bexheti, Prof. dr. Hamit Xhaferi, Prof. dr. Zeqirja Dhe Zejnepe Rexhepi , Prof. dr. Nebi Dervishi, Prof. dr. Xheladin Murati, Publiciste dhe skenariste – Natasha Lako, Poete dhe shkrimtare – Zhuljeta Grabocka Çina, Albanologe – Donika Bakiu, Historian – Ilir Iseini, Publicist dhe shkrimtar – Baki Ymeri, të cilat treguan se jan bashkëpuntorë tanë të denjë dhe të rëndësishëm për të ardhmen kombëtare.

Temat e punimeve qE u referuan si dhe konkluzionet dhe kErkesat që u sollEn linden nje detyrim te madh per institucionet dhe universitetet shteterore te Maqedonise Veriore per ti shtuar marrdheniet e bashkepunimit me shtetin Rumun duke dhene kontribut dhe perkrahje per te nxitur projekte te reja kerkimore-shkencore per stafin akademik si dhe te rrisin lidhjet midis kerkusve tane dhe kerkuesve ne Bukuresht per perfitimin e pervojave dhe njohurive te reja.

Ne panel diskutimin u nxit ideja nga prof. dr. Nebi Dervishi per sjelljen e eshtrave te figures te madhe te kombit dr. Ibrahim Temo nga Bukureshti ne vendlindjen e tije te Struges me ç’rast kerkesa per ndermjetesim dhe realizim i’u drejtua ambasadorit te Shoqerisë ne Rumani z. Ilir Tepelena dhe ministrit per kulture z. Hysni Ismaili.

Gjithashtu ne konferencen shkencore u solle vendimi per realizimin e po te njejtes ne kushte normale ne Bukuresht si dhe vendimi per botimin e punimeve nga konferenca e mbajtur.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!