Shoqatat ekologjike kërkojnë që kryetarët ardhshëm të komunave t’i përmbahen parimeve për tranzicion të drejtë

Shkup, 8 tetor – Shoqatat ekologjike përmes një memorandumi u bëjnë thirrje kandidatëve për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale 2021 për rajonet ku shfrytëzohet qymyri, si dhe të gjitha rajonet me miniera të hapura dhe në territorin e të cilave ka objekte industriale me emetime të larta të gazrave serrë, të angazhohen për respektimin e tetë parimeve, në mënyrë që të inkurajojnë procesin e tranzicionit të drejtë në vend.

Ndër tetë parimet e përshkruara në memorandumet e kryetarëve të komunave me të cilat shoqatat ekologjike i ftojë me mirëkuptim në konceptin e tranzicionit të barabartë, përcaktimi i zonës përkatëse territoriale, njohja e potencialit të rajonit, pëlqimi i vendimmarrësve, konsultimi me komunitetin, mësimi i historive të suksesit , mbështetja e nivelit qendror dhe identifikimi i instrumenteve financiare.

Sipas tyre, bota sot nuk mund të përballojë ekzistencën e një situate në të cilën ka industri që përdorin karbon në mënyrë intensive dhe, për këtë qëllim, rajonet e pasura me qymyr dhe linjit duhet të përballojnë sfidën e quajtur tranzicion i drejtë.

“Gjëja më e rëndësishme është të fillohet me një tranzicion të drejtë për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të zhvilluar më tej punë të denjë dhe punë cilësore në përputhje me përparësitë e zhvillimit të përcaktuara në nivel kombëtar”, thonë nga Eko-ndërgjegjja.

Ata kujtojnë se vendet e Ballkanit Perëndimor, shumica e të cilave janë ende të varura nga këto burime, e nënshkruan Deklaratën e Sofjes dhe u zotuan të bëhen neutrale ndaj klimës deri në vitin 2050. Për këtë qëllim, këto vende duhet të sigurojnë kalim në një sektor të energjisë të dekarbonizuar, ndërsa drejtësia e këtij tranzicioni, sipas tyre, është një aspekt kyç në këtë proces.

“Duam t’i kujtojmë vendimmarrësit në vend se rifillimi i paralajmëruar i punës në TEC Oslomej është në kundërshtim me angazhimet e marra nga Deklarata e Sofjes dhe Marrëveshja e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe dokumentet strategjike kombëtare dhe është në kundërshtim me objektivat e larta klimatike të përcaktuara në kontributin e rishikuar kombëtar për UNFCCC. Çdo fitim që do të kemi si rezultat i shitjes së energjisë elektrike të marrë nga qymyri, qytetarët që jetojnë pranë termocentraleve paguajnë me shëndetin e tyre, shëndetin e fëmijëve të tyre dhe vitet e shkurtuara të jetës së tyre. Komunat e prekura nga këto procese duhet të jenë bartësit kryesorë të proceseve të tranzicionit të drejtë në vend, thonë ata”. 

Related posts

Boçvarski: Ligji për legalizimin e ndërtesave ilegale do të miratohet pas zgjedhjeve lokale

D V

Pa rrymë sot disa komuna të Shkupit, një pjesë e Aerodromit pa ujë

D V

Ganiu udhëheq me 3000 vota kundër kandidatit Bekim Sali

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More