Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shoqatat qytetare kërkojnë ligj për të penguar hidrocentralet në Malin Sharr

Zhurnal Ads

Shkup, 30 nëntor, zhurnal.mk – 44 shoqata qytetare dhe iniciativa kërkojnë ligj i cili do të pengojë krijimin e hidrocentraleve në Malin Sharr, ndërsa nga Ministria e Mjedisit Jetësor sipas nenit 97 të Ligjit për mbrojtje të natyrës, ta vendosë Malin Sharr në mbrojtje të përkohshme.

Shoqatat përkujtojnë se më 20 nëntor skadoi afati për grumbullimin e komenteve në lidhje me Draft-ligjin për shpalljen e një pjese të Malit Sharr si park kombëtar. Sipas tij, nëse miratohet ashtu si është propozuar, ky ligj do të mundësojë ndërtim të hidrocentraleve të reja të vogla në Sharr në kushte kur ndikimi negativ nga hidrocentralet ekzistuese ndaj vlerave natyrore, por edhe jeta e popullatës lokale, ndjehet fuqishëm.

“Nëse realizohen planet e hartuara, në parkun e ardhshëm kombëtar do të ketë të paktën 40 hidrocentrale të vogla! Duke pasur parasysh se në bazë të këtij ligji do të përgatitet plani për menaxhim me parkun kombëtar, ndërsa i cili miratohet për periudhë prej 10 viteve – Ligji për shpalljen e një pjese të Malit Sharr për park kombëtar, në vend të mbrojtjes afatgjate, mund të sigurojë kornizë ligjore për shkatërrim afatgjat”, theksojnë shoqatat në kumtesën e përbashkët.

Me qëllim që të parandalohet miratimi i këtij ligji, këto shoqata qytetare dhe iniciativa dërguan komente të përbashkëta në Ministrinë e Mjedisit Jetësor. Ata kërkojnë revizion të plotë të ligjit dhe harmonizim të tij me këtë dispozitë, si dhe shumë strategji të tjera, raporte, të cilat gjithashtu, siç sqarojnë në kumtesë, parashohin fundin e shkatërrimit të natyrës nga ana e projekteve për hidrocentrale të vogla.

“Konsiderojmë ligj i cili mundëson vazhdimin e shkatërrimit të rajonit i cili e mbron është në kundërshtim me frymën dhe qëllimet e Ligjit për mbrojtje të natyrës dhe të cilin do të duhej ta zbatojë në praktikë”, thonë nga shoqatat.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Kuvendi debaton për rebalancin, pushteti dhe opozita kontestohen për efektet nga masat antikrizë

E.E.

VMRO vazhdon protestat në mbrojtje të identitetit, kërkon dorëheqjen e Zaevit

T E

Republika e Maqedonisë së Veriut kremton sot 29-vjetorin e pavarësisë

E.E.

VMRO-ja paralajmëron se mund të mos e njoh regjistrimin e popullsisë

R ZH

Aksident në afërsi të Univerzitetit të Tetovës, 5 persona të lënduar

T E

Sisteme mobile për incizim me kamera për policët nga Tetova

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...