Shpallen rezultatet e zgjedhjeve në Bullgari, fituese shpallet partia “Ka një popull të tillë”

Partia “Ka një popull të tillë”, e udhëhequr nga prezantuesi televiziv Slavi Trifonov, doli forcë e pare në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Bullgari, por krijimi i qeverisë së re duket një mision i pamundur.

 

Rezultatet finale treguan se partia e Trifonov ishte e para me 24.08 për qind të votave kundrejt koalicionit GERB, të udhëhequr nga ish-kryeministri Boyko Borisov, i cili arriti të marrë 23.51 për qind të tyre.

Zgjedhjet e 11 korrikut ishin të dytat brenda tre muajve pasi procesi në prill rezultoi në një parlament të fragmentarizuar që dështoi në krijimin e një qeverie të re. Forca e Trifonov arriti të fitonte më shumë se 92,000 vota krahasuar me zgjedhjet e mëparshme ndërsa koalicioni GERB rreth 200 mijë më pak.

Borisov ka dominuar politikën në Bullgari, që në vitin 2009, duke drejtuar vendin për 12 vjet. Por, akuzat për korrupsion dhe standardet e ulëta të jetesës kanë ulur mbështetjen e qytetarëve ndaj 62-vjeçarit dhe partisë së tij.

Parlamenti i Bullgarisë ka 240 deputetë dhe të drejtë vote kishin rreth 6.7 milionë qytetarë. Vëzhguesit ndërkombëtarë nga OSBE thanë se zgjedhjet ishin konkurruese dhe se liritë themelore në përgjithësi ishin respektuar.

Referuar ligjit bullgar, nese Trifonov nuk arrin të formojë qeverinë brenda 7 ditëve nga marrja e mandatit nga Presidenti, mandati për krijimin e qeverisë i kalon partisë së renditur e dyta, konkretisht koalicionit GERB të Borisovit. Në rast të dështimit edhe prej tij, mandati kalon në partitë e renditura më poshtë, me shpresën që njëra prej tyre mund të arrijë shumicën e mjaftueshme për drejtimin e vendit.

Por kjo situatë e krijuar ndikon dhe në procesin e integrimit, ku Bullgaria ka vendosur veton ndaj Maqedonisë së Veriut, duke bllokuar edhe Shqipërinë. Për sa kohë nuk ka nje qeveri dhe parlament shumice, është e pamundur të merret në shqyrtim ndryshimi i këtij vendimi.

Related posts

Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallë goditi Turqinë

N E

Dijetarët islamikë do të vendosin për rolin e grave, thotë një përfaqësues taliban

D V

Sondazhet e reja konfirmojnë rikthimin mbresëlënës të Social Demokratëve të Gjermanisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More