Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Shpallet fituesi për aeroportin e Vlorës, Balluku: Moment historik, vlera e investimit rreth 104 milion euro

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka bërë me dije se është shpallur tashmë kompania fituese për aeroportin e Vlorës.

Balluku thotë se ky është moment historik, teksa sa i përket aeroportit deklaroi se ka pasur dy garues, por njëra prej kompanive nuk ka plotësuar asnjë kriter.

Nga ana tjetër ajo thotë se tani vjen radha e aeroportit të Sarandës, ndërsa ka filluar nga puna edhe Korça pasi potenciali turistik aty është shumë i madh.

Fituesi saktësisht është një bashkim kompanish të regjistruara në Zvicër, Mabetex Construction (Mabetex Group) (50%); YDA – Group (48%); 2A Group SH.PK (2%) me vlerë investimi 103 milion e 966 mijë euro.

”Tashmë përmbyllet edhe me kontratën për aeroportin e Vlorës. Tani vjen ai i Sarandës që do të plotësojë kurorën, nga Kukësi, Tirana, Vlora dhe tani Saranda. Kemi nisur nga puna dhe për Korçën, duke qenë se potenciali turistik aty është mjaft i madh.
Do doja të falenderoja anëtarët e Komisionit. Kanë bërë një punë për t’u vlerësuar.
Për ditë e netë të tëra, duke kaluar çdo dokument nëpër duar. Keni bërë një punë të shkëlqyer, mendoj se është një moment historik. Duhet të jeni pjesë e këtij momenti.
Tani është momenti konkret se kush është fituesi.
Kemi pasur dy garues. Njëra nga ofertat është ALDE Coorporation, që nuk ka përmbushur asnjë kriter. Nuk ka pasur as eksperiencën, as kushtet financiare
Kompania tjetër dhe fituese është e regjistruar në Zvicër, ka është një bashkim Mabetex Construction (Mabetex Group) (50%); YDA – Group (48%); 2A Group SH.PK (2%), ku vlera e investimit është 103.966.030 Euro.”-tha Balluku.

Postime të ngjashme

Rama në xhaminë e Et’hem Beut në ditën e parë të Ramazanit: Pas vuajtjes së madhe të pandemisë, vjen lehtësimi!

S.B.

Basha shpalos planin e tij përpara studentëve: Çdo vit 10 mijë stazhe të paguara 300 mijë lekë në muaj

S.B.

Imunizimi, thuajse 10 përqind e popullsisë kanë marrë një dozë në Shqipëri

S.B.

Zgjedhjet/ Basha: Kryeministri dështoi në betejën kundër drogës, Shqipëria burim kryesor i trafikimit të kanabisit në BE

S.B.

Bien lindjet në 2020, shpërblimi prej 40 mijë lekësh u shpërnda për 1,622 bebe më pak se në 2019

S.B.

7020 doza Pfizer mbërrijnë në Shqipëri/ Rama: Vendi po del nga tuneli i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës!

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...