Agjencia Zhurnal.mk

Shpallet i pafajshëm ish- drejtori i Burgjeve, Arben Çuko

Tiranë, 27 janar – Ditën e sotme gjykata shpalli si të pafajshëm, ish- drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko.

Në argumentin e saj gjykata u shpreh se ka pushuar çështjen në ngarkim të ish-deputetit socialist me argumentin se prokuroria nuk solli asnjë prove që lidh Çukon me korrupsionin në burgje.

Arben Çuko u arrestua pak muaj më parë në kuadër të operacionit “VOL-VO 4”, pasi doli në përgjimet e grupit “Avdylaj”, pjesë e dosjes së famshme 339.

Çuko u zbulua se favorizoi një të dënuar për të lëvizur nga një burg në një tjetër.

Ish- drejtori i Burgjeve u akuzua edhe për korrupsion, pasi shoferi i tij dyshohet se kishte marrë një shumë parash për të lehtësuar kushtet e një të dënuari.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...