Shpallet konkurs për pranim të studentëve në konvikte shtetërore

Shkup, 14 korrik – Ministria e Arsimit dhe Shkencës e ka shpallur Konkursin për pranimin e studentëve të regjistruar në studime universitare në konviktet shtetërorë dhe objektet tjera për akomodim në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin akademik 2021/2022.

 

Në pajtim me Konkursin, për vitin akademik 2021/2022 për studentët sigurohen 5235 shtretër në konvikte shtetërore dhe objekte tjera akomodimi, nga të cilat 1249 janë për studentët e vitit të parë, dhe 3986 shtretër sigurohen për studentët nga viti i dytë, i tretë, i katërt, i pestë dhe viti i gjashtë, si dhe për absolventët.

Të drejtën e pranimit e kanë studentët e rregullt, të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe studiojnë jashtë vendbanimit, të regjistruar në studime universitare që zgjasin: më pak se tetë semestra dhe nuk kanë përsëritur një vit studimi; tetë semestra, jo të përsëritura më shumë se një vit akademik dhe mbi tetë semestra, jo të përsëritura më shumë se dy vjet studimi.

Studentët që i plotësojnë kërkesat e konkursit plotësojnë një aplikacion elektronik dhe bashkëngjitin dokumentacionin e duhur në http://e-uslugi.mon.gov.mk, dhe nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë një aplikacion letër (fletë regjistrimi) dhe të paraqesë dokumentacionin e nevojshëm pas konkursit në konvikt.

Afati i fundit për aplikimin e studentëve të vitit të dytë dhe viteve të larta fillon nga 26 korriku dhe do të zgjasë deri më 20 gusht 2021. Afati i fundit për aplikimin e studentëve të vitit të parë fillon nga 6 shtatori dhe zgjat deri më 24 shtator të vitit 2021. Nëse pas publikimit të listave përfundimtare e studentëve aplikues nga konvikte do të mbeten ambiente akomodimi të paplotësuara në një konvikt të veçantë, regjistrimi do të vazhdojë derisa të plotësohen, por jo më vonë se 15 nëntor të vitit 2021.

Related posts

Isaku: Ditë e suksesshme për përforcimin e rolit të gruas në shoqëri

D V

Tenderi i parë për “Bus Rapid Transit” deri më 15 shtator

Z H

MSH: Gostivari dhe Dibra qytetet me më pak të vaksinuar

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com