Shkup, 23 shkurt – Enti Shtetëror i Statistikave ka shpallur sot konkurs për paraqitje të kandidatëve për regjistrues rajonalë dhe instruktorë rajonalë, të cilët do të kryejnë regjistrimin në terren në periudhën nga 1 deri më 21 prill në kuadër të Regjistrimit të vitit 2021.
Në konkurs mund të paraqiten të gjithë qytetarët e rritur të Maqedonisë së Veriut që janë të papunë, të cilët kanë përfunduar të paktën arsimin e mesëm dhe kanë aftësi kompjuterike.
Aplikimi bëhet përmes një aplikacioni elektronik të disponueshëm në ueb-faqen e internetit popis2021.stat.gov.mk, ndërsa të gjitha detajet në lidhje me konkursin dhe kushtet janë të përfshira në shpalljen e publikuar në gazetat ditore “Koha”, “Nova Makedonija”, “Veçer” dhe “Slloboden peçat”.(Zhurnal.mk)