Auto

Shpaloset Ferrari Portofino M me 612 kuajfuqi

Ferrari Portofino M, është një evolucion i superveturës së brendit italian për modelin GT, me qëllim të ofrimit të performancave më të fuqishme dhe ngasjes më të lehtë.

“M” është “modifikimi”, i përshkruar nga Ferrari si “emërtim që i referohet automobilave që kanë kaluar në një evolucion për të përforcuar performancën e tyre”.

Portofino M tani vjen me motor V8 me marsh të ri automatik me tetë shpejtësi, në vend të të vjetrit me shtatë.

Motori 3.9-litërsh tani prodhon 612 kuajfuqi, 20 më shumë se modeli origjinal. Si rezultat, ai është për një të dhjetën e sekondat më i shpejtë se modeli i shkuar për të arritur përshpejtimin nga zero në 100 kilometra për orë. Këtë përshpejtim vetura e arrin për 3.45 sekonda.

Modeli i ri është në dispozicion për porosi, ndërsa porositë do të dorëzohen nga tremujori i dytë i vitit 2021.

Postime të ngjashme

‘Hercules’, ka mbi 1300 kuaj fuqi – gjashtë rrota dhe është e blinduar

S.B.

Si kurrë më parë, Mercedes-AMG GT Black Series thyen rekordin e Lamborghinit

S.B.

Nissan do të lansojë automjete të reja në Kinë në pesë vitet e ardhshme

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...