Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Shpan: Gjermania mund në dhjetor të fillojë me vaksinim

Gjermania në dhjetor mund të fillojë me vaksinimin e qytetarëve kundër koronavirusit, kumtoi ministri i Shëndetësisë të Gjermanisë Jens Shpan.

“Ka arsye të jemi optimistë se vaksina do të aprovohet në Evropë këtë vit. Dhe atëherë mund të fillojmë vaksinimin menjëherë”, tha Shpan në një intervistë për RND gjermane.

Sipas mediave britanike, ai u kërkoi shteteve federale gjermane të përgatisin qendrat e vaksinimit deri në mes të dhjetorit.

“Do të preferoja që qendrat e vaksinimit të jenë gati disa ditë më herët sesa të kemi vaksinë të miratuar që nuk përdoret menjëherë”, tha Shpan.

Ministri gjithashtu potencoi se Gjermania, përmes Komisionit Evropian, me marrëveshje bilaterale dhe opsioneve të tjera, tashmë ka siguruar më shumë se 300 milionë doza të vaksinës dhe tha se kjo është më se e mjaftueshme dhe madje lë hapësirë ​​për ndarjen e vaksinës me vendet e tjera

Postime të ngjashme

Qeni robot që do të ndihmojë policinë

T E

Izraeli ndihmon me vaksina anti-Covid shtetet që do të hapin ambasada në Jerusalem

T E

Gjermania dënoi spiunin sirian të Bashar al-Assad për krime kundër njerëzimit

T E

Administrata e Bajdenit do të shpërndajë 25 milionë maska

T E

BE e ndarë rreth certifikatës për vaksinim

T E

Vijon rritja e shifrave në Itali, autoritetet i thonë jo hapjes së aktiviteteve argëtuese

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...