Shkup, 7 nëntor – Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në tetor të këtij viti, krahasuar me muajin shtator të vitit 2024, është -0.7 %.
Rënia e inflacionit në tetor të vitit 2024, krahasuar me shtatorin e vitit 2024, është rezultat i rënies së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Ushqim dhe pije joalkoolike për 2.2 %, Restorante dhe hotele për 1.5 %, Rekreacioni dhe kultura për 0.9 %.
Në tetor 2024, krahasuar me muajin shtator 2024, rritje e kostos së jetesës është vërejtur në grupet e mëposhtme: Pije alkoolike, duhani dhe narkotikë për 3.4 %, Veshje dhe këpucë për 1.4 %, Transporti për 0.7 %, Shëndeti për 0.3 %, Banesa, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera, mallra dhe shërbime të ndryshme me 0.2 %, Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë dhe komunikime me 0.1%.
Indeksi i çmimeve me pakicë në tetor të vitit 2024 krahasuar me muajin shtator të vitit 2024 është 99.9. Indeksi i kostos për jetesë në tetor të vitit 2024, krahasuar me muajin tetor të vitit 2023, shënon rritje nga 3.5 %, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje nga 3.9 %.
Shpenzimet e jetesës në grupin Arsimi mbetet në të njëjtin nivel si në muajin e kaluar.