Shkup, 12 dhjetor – Shpenzimeve për jetesë vitin e kaluar krahasuar me vitin 2022 shënon rritje prej 9.4 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë është 7.0 për qind, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës. Në dhjetor, shpenzimet për jetesë janë rritur për 0.2 për qind në krahasim me nëntorin, ndërsa çmimet e me pakicë për një për qind. Nëse nuk vazhdon të rritet paga minimale në harmonizim edhe me pagat tjera do të rritet niveli i dëshpërimit edhe më shumë. Kjo pastaj përkthehet me revoltë të pashmangshme nga qytetarët duke vendosur ta braktisin vendin drejt kërkimit të një jete normale e ku jetohet dhe jo mbijetohet. Shoqëria në Maqedoninë e Veriut është e ndarë në dy shtresa, shumë të varfër që janë edhe numri më i madh i qytetarëve dhe në shumë të pasur që janë numër i vogël i qytetarëve, klasa e mesme vështirë të gjendet në këtë mesë e në këtë shoqëri, shkruan Zhurnal.
Rritja e shpenzimeve vazhdon –
Shpenzimeve për jetesë vitin e kaluar krahasuar me vitin 2022 shënon rritje prej 9.4 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë është 7.0 për qind, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës. Në dhjetor, shpenzimet për jetesë janë rritur për 0.2 për qind në krahasim me nëntorin, ndërsa çmimet e me pakicë për një për qind.
Rritje e indeksit është vërejtur te grupet mobilje, inventar dhe mirëmbajtje e amvisërisë për 13.6 për qind, restorane dhe hotele për 12.7 për qind, ushqim dhe pije joalkoolike për 11.7 për qind, mallra dhe shërbime të llojllojshme për 11.6 për qind, banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante tjera për 10.4 për qind, pije alkoolike.
Te çmimet me pakicë, rritje të indekseve është vërejtur në të gjitha grupet: Prodhimet ushqimore industriale për 12.5 për qind, Pije për 9.7 për qind, Prodhime bujqësore për 8.5 për qind, shërbime për 6 për qind dhe Prodhime industriale-joushqimore dhe duhan për 5.3 për qind. Indeksi i shpenzimeve për jetesë gjatë muajit dhjetor të vitit 2023, krahasuar me dhjetorin e vitit paraprak, shënon rritje prej 3.6 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shenon rritje prej 3.7 për qind.
Jeta po bëhet më e shtrenjtë –
Kostoja e jetesës po rritet me shpejtësi të madhe saqë qytetarët edhe po zihen në befasi. Jemi dëshmitarë se çmimet e shumë produkteve ushqimore janë rritur jashtëzakonisht shumë, edhe përkundër faktit që së fundmi kemi një masë për uljen e çmimit të bukës për 4 denarë, sërish gjendja e çmimeve mbetet shqetësim kryesor i qytetarëve. Si gjithmonë, më të prekurit do të jenë ata që deri tani kanë jetuar me të ardhura të ulëta, ose fare pa të ardhura që kanë qenë nën mëshirën e humanizmit.
Tashmë po bëhen llogaritë se për çfarë kemi para dhe për çfarë nuk kemi dhe po bëhen kompromise për cilësinë e ushqimit dhe strehimit. Pritet që një pjesë e qytetarëve të cilët në të kaluarën ishin në rrezik të varfërisë të bien nën pragun dhe po pritet të rritet numri i të varfërve. Fatkeqësisht, qytetarët që ende jetojnë nën atë vijë do të gjenden në një situatë edhe më të pafavorshme, pa kushte minimale për një jetë me dinjitet.
Ndryshe, me këtë dinamikë ekonomike numri i qytetarëve të varfër vetëm se do të rritet edhe më shumë, ndërkaq ata që veçmë janë të varfër do ta kenë edhe më të vështirë të përballen me shpenzimet e përditshme që tashmë janë veçse me çmime shumëfish më të larta.
Megjithatë, qytetarët e Maqedonisë së Veriut me jetën luksoze duhet të përshëndeten sepse kemi të bëjmë me mbijetesë. Mbase, kjo krizë ekonomike nuk ka ardhur rastësisht, e as nuk largohet befasisht sepse ndikim direkt ka angazhimi i Ministrisë së Ekonomisë, Financave, si dhe e gjithë Qeveria që kjo futje në këtë krizë të ketë një përfundim sa më shpejt që është e mundur. Si dhe të dilet nga kriza me metoda të posaçme të cilat do ta kishin ringjallur ekonominë e vendit. /Zhurnal.mk