Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Shpërndan certifikata pronësie si “dhuratë” për Vit të Ri/ Deputeti i PS shkel vendimin, reagon KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë denoncimet e para për përdorimin e administratës në fushatë zgjedhore.

KQZ bën të ditur se ka marrë dy denoncime për deputetin e PS në qarkun e Fierit Bujar Çela dhe drejtorin e Kadastrës së Lushnjës, Arben Qalliu pasi këta të fundit kanë shpërndarë certifikata pronësie një ditë para Vitit të Ri.

Denoncimi sipas KQZ-së, ka ardhur pas postimit të fotografive në llogaritë e Facebook të Çelës dhe Qalliut.

Për këtë arsye KQZ ka nisur procedurën administrative fillimisht ndaj drejtorit të Kadastrës së Lushnjës, i cili do të thërritet për të dhënë shpjegime pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkeljen e vendimit nr.9, që ndalon përdorimin e administratës publike në fushatë elektorale.

“Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, janë raportuar dy denocime në ndërfaqen e “Aktiviteteve të Ndaluara”, në rubrikën “Kallëzo”,  për veprimtaritë e deputetit të PS, Qarku Fier, z. Bujar Çela, i cili ka publikuar në llogarinë e tij personale në Facebook disa foto me qytetarë të ndryshëm duke shpërndarë leje legalizimi të shtëpive të tyre në Njësinë Administrative Hyzgjokaj.

Bazuar në denoncimet e raportuara, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, ditën e hënë, më datë 11.01.2021, ora 12:00, zhvillon seancën dëgjimore për shkelje të parashikuara në vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me

  1. Arben Qalliu, Drejtor i Drejtorisë Vendore i A.SH.K Lushnjë.

Bazuar në nenin 47 dhe 87 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”, z. Qalliu ka të drejtën të paraqitet vetë ose me mbrojtës ligjor për të dhënë shpjegimet e tij, ditën e hënë, më datë 11.01.2021, në adresë Rr.Ibrahim Rugova, nr.4, Tiranë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

“Shpërndarja e lejeve të legalizimit nuk është çështje që i përket deputetit dhe asnjë funksionari tjetër. Është përgjegjësi e organeve të posaçme që merren me legalizimet. Çdo angazhim tjetër është i jashtëligjshëm. Duket diçka e shëmtuar. Nuk kanë asnjë meritë ata, është vetëm një marrëdhënie mes qytetarit dhe institucionit të ngarkuar me prodhimin e lejes“, do të shprehej më parë kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

Postime të ngjashme

I ati nuk e di që ka humbur të birin, mjekja tregon fjalët e fundit të 17-vjeçarit: O teta më falni…

T E

Paloka: Na rezulton se LSI në një krah dhe PD në një krah do të maksimalizojë votën

T E

Arrihet marrëveshja! Bindet më në fund Nard Ndoka, ja në cilin qark do të kandidojë pas përplasjeve me Bashën

T E

Spitali i mori zemrën të riut shqiptar pas vdekjes/ Gjonaj bisedë me homologun spanjoll: Shikoni me prioritet letërporosinë e prokurorisë

S.B.

Presidenti Meta kthen ligjin, që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit të Rinasit: Antikushtetues!

S.B.

Marrëveshja e Bashës me aleatët / Detaje nga dokumenti i dorëzimit në KQZ

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...