Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shpërngulja e Lulzim Alitit nga vendlindja në Francë, fajëson Bekteshin, dhe BDI-në

Shkup, 20 nëntor, Zhurnal.mk – Pas publikimit të skandalit nga ana e ministrit të ekonomikë Kreshnik Bekteshi mbi trajtimin që ju bën afaristëve shqiptarë, në postën elektronike të Agjencisë së lajmeve Zhurnal ka arritur një reagim nga ish anëtari i Aleancës për Shqiptarët nga Kumanova i cili jeton në diasporë e që i njejti thotë se ka ikur pikërisht për shkak të politikave të cilat ndjek Bekteshi dhe të njejtë si ai.

Ai ka lëshuar vendin tonë, pikërisht duke mos parë prespektiv nga Politikëbërja e BDI-së përplot 19 vite në vend. Sapo kishte lexuar “skandalin” e ministrisë së Ekonomisë dhe shqetësimin e afaristit Bexhet Musliu nga kompania ANET, e cila është ofenduar me shumën të cilin i’a ka aprovuar kjo ministri, ka dërguar një reagim në postën tonë elektronike duke theksuar se Bekteshi është kuadri më i dobët në historinë e shtetit tonë.

“Kreshniku gjatë gjithë kohës proklamon të “arriturat” e tij dhe mendoj se është ministri më i dështuar që nga ekzistenca e shtetit. Kreshniku gjatë gjithë kohës merret vetëm me PR dhe në asnjë moment nuk ka bërë ndonjë lëvizje taktike për të përmirësuar gjendjen e popullit. Nga vetë fakti që shumë intelektual të rinjë sot punojnë në Mc Donald’s dhe shumë të tjerë në King Burger të shteteve europiane. Kjo dëshmon më së miri punën e Kreshnikut që është dashuruar në veten e tij, por kjo dashuri e Kreshnikut për Ministrin e ekonomisë mua dhe shumë të tjerëve sikur unë na la pa perspektivë bile edhe na shantazhuan pse tregonim se cka po ndodh në të vërtetë atje në zyrat e qeverisë. Ne mendonim se kombinimi Ministria e ekonomise dhe Ministria e finansave do të rregullonin gjendjen dhe do të shlyenin pjesën që shqiptarët dhe afaristët shqiptarë të jenë të shkelur e të nënvlerësuar, sot ne po shohim se bizneset shqiptare po shkelen edhe më tepër se në të kaluarën”, shprehet kështu në reagimin e tij, ish anëtari i Aleancës për Shqiptarë, Lulzim Aliti nga Kumanova, dërguar në adresën elektronike të Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Takimi i dytë i Osmanit dhe Stoevit në Antalia

Dafina Vidishiqi

PDSH me Sadi Bexhetin synon fitoren në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Komuna e Jegunovcës pa menaxhim me mbeturinat, në hyrje të fshatrave ju “mirëpresin” deponitë e egra

Dafina Vidishiqi

ESHS-Maqedoni: Vitin e kaluar kanë vdekur 25.775 persona, 10.9 përqind prej tyre nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Prizreni dhe Tetova do të lidhen me tunel!

Dafina Vidishiqi

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e Maqedonisë e Veriut (VIDEO)

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...