Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Shpërthejnë protestat në Armeni/ Turma mësyn ndërtesën e qeverisë

Grupe protestuesish armenë kanë mësyrë ndërtesën e qeverisë në kryeqytetin e vendit, Jerevan me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Nikol Pashinian. 

Pashinian është përballur me protesta në rritje, dhe thirrje nga opozita për dorëheqjen e tij, pas konfliktit gjashtë javor në mes të Azerbajxhanit dhe forcave etnike armene për rajonin e Nagorni-Karabakut një vit më parë. Zhvillimet e fundit vijnë pasi mijëra vetë morën pjesë në tubime masive anti-qeveritare, ndërsa nuk munguan dhe grumbullimet e mbështetësve të Pashinyan.

Protestat e rrugës pasuan atë që kryeministri e përshkroi si një tentative për grusht shteti pasi largimin e tij nga posti e kërkoi edhe ushtria. Pashinian firmosi marrëveshjen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Rusia, e cila i dha fund luftimeve 44-ditore për rajonin e Nagorni-Karabakut, ku forcat armene u përballën me  me humbje territoriale nga ushtria e Azerbajxhanit, e përkrahur nga Ankaraja Pashinian, aleanca e të cilit ka shumicën në parlament, ka refuzuar kërkesat e opozitës për zgjedhje të parakohshme dhe ka bërë thirrje për konsultime.

Kryeministri është detyruar të heqë dorë nga kontrolli i Nagorno-Karabakut dhe shtatë distrikteve të Azerbajxhanit, të cilat janë pushtuar nga forcat armene nga vitet e 1990-ta e ky vendim u kundërshtua me forcë nga shumë armenë.

Postime të ngjashme

Izraeli do “pakt të ri” për Iranin: Marrëveshja e vjetër kërcënon ekzistencën tonë

R Zh

Evropa në protestë kundër masave të reja anti-Covid

R Zh

Kina po e shqyrton mundësinë e kombinimit të vaksinave kundër COVID-19

R Zh

Markus Söder i gatshëm të kandidojë për kancelar të Gjermanisë

R Zh

SHBA: Pikëpyetje për motivet e Moskës në kufirin me Ukrainën

R Zh

Pse Amerika është kundër “pasaportës së vaksinimit”?

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...