Agjencia Zhurnal.mk

Shpërthen fabrika e fishekzjarreve, tragjedi në Turqi

Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarrësh ka tronditur Stambollin. Ngjarja ka ndodhur këtë të premte rreth orës 11 sipas orës lokale.        

Këto janë pamjet nga vend i ngjarjes që tregojnë se si retë e zeza kanë mbuluar qiellin në Sakarja në Stamboll.

2 persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit dhe më shumë se 70 të tjerë janë plagosur, prej të cilëve disa jane në gjendje të rëndë.

Besohet se më shumë se 100  punëtore ishin në vendin e tyre te punës në momentin e shpërthimit. Për këto arsye ka dyshim se një pjesë mund të jenë bllokuar brenda fabrikës.

Zjarrfikëset, 85 ambulanca, 2 helikopterë dhe policia u angazhua në vendin e ngjarjes.

Mediat turke raportojnë se shpërthimi është dëgjuar rreth 50 kilometra larg, duke shkaktuar panik. Mendohet se të paktën 110 ton lëndë eksploziv kishte brenda fabrikës. 

President ii Turqisë Rexhep Tajip Erdogan në deklaratën e parë për mediat pas shpërthimit ngushëlloi familjarët e viktimave, ndërsa tha se besonte që të gjithë të plagosurit  do të kthehen pranë familjeve të tyre shëndoshë e mirë. 

Ndërkohë autoritetet po hetojnë per te zbuluar shkaqet e ngjarjes së rëndë në fabrikën e prodhimit të fishekzjarrëve.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!