Shpërthen festa në Himarë, Fredi Beleri drejt zgjedhjes si eurodeputet në Greqi

nga Xh M

Zgjedhjet për Parlamentin Europian në Greqi, kryesohen bindshëm nga partia në pushtet e qendrës së djathtë e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis

Fitorja e Demokracisë së Re është me një diferencë të thellë nga partia e majtë e SYRIZA-s që renditet në vendin e dytë.

Fredi Beleri, aktualisht është i treti më i votuari nga Demokracia e Re, ku duket se do të sigurojë një vend në Parlamentin Europian, pasi partia e kryeministrit grek do të përfaqësohet aty me 7 deputetë.

Në qytetin e Himarës ka shpërthyer festa për zgjedhjen e Belerit në institucionin më të rëndësishëm të BE-së.

Pirro Dhima qe po ashtu kandidon nga Demokracia e Re, ka aktualisht 33.079 vota, i renditur i 9-ti.

Përballë zyrave të Omonias, qytetarët e entuziasmuar për fitoren po brohorasin “Nelson Mandela Dhe Fredi Beleri fitojnë nga burgu”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More